LAJMI I FUNDIT:

Hoxha merr përkrahjen e Suedisë për procesin integrues

Hoxha merr përkrahjen e Suedisë për procesin integrues

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka pritur në takim, të ngarkuarin me punën e ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën, Anders Wollter, me të cilin ka diskutuar rreth procesit integrues, të arriturat dhe sfidat e këtij procesi.

Pasi theksoi përkushtimin për dinamizmin e procesit integrues, ministrja Hoxha, vuri në dukje prioritetet ndër të cilat janë, zbatim i MSA-së, fuqizimi i sundimit të ligjit, reforma konform rekomandimeve për këtë proces si dhe liberalizimi e vizave.

“Dinamizmi i procesit është përmbajtjesor dhe gjithëpërfshirës. E ardhmja jonë është e përcaktuar dhe për këtë kemi konsensus nacional. Përgjegjësitë tona do t’i kryejmë dhe presim integrimin e plotë të vendit tonë në institucionet ndërkombëtare”, theksoi ministrja Hoxha.


I ngarkuari me punë i Ambasadorit për Kosovën,  Anders Wollter, vlerësoi angazhimin e institucioneve për procesin integrues, duke ofruar mbështetje në këtë proces.

“Ne vlerësojmë angazhimin institucional të Kosovës për procesin integrues. Mbretëria e Suedisë do të jetë përkrah jush, ashtu sikur kemi qenë deri më tani. Sfidat e procesit integrues dhe vlerat e këtij integrimi, Kosovën do ta bëjnë vend më të mirë dhe pjesë të vlerave evropiane, aty ku edhe e ka vendin”, theksoi Wollter.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori