Infeksionet e rrezikshme për jetën mund të përhapen më shpejt dhe më paparashikueshëm se kurrë. Si pasojë, një pandemi e re do të arrinte përpara se mund ta mendojmë dhe bota nuk është gati për të, thonë ekspertët.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ministrat e qeverive botërore “janë përballur” me një epidemi të re të një virusi të panjohur që vret njerëzit dhe po zgjerohet me shpejtësi.
Madje thuhet se është rezistent ndaj antibiotikëve.
Brenda një jave, institucionet kryesore u mbyllën dhe mijëra njerëz u vunë në karantinë. Frika dhe paniku gjithashtu u përhapën në tokat përreth ku edhe njerëzit e infektuar vdesin.
Edhe pse një skenar i simuluar, ky ishte skenari epidemik që u mbajt në konferencën vjetore të Bankës Botërore në Uashington.
Nuk është një ngjarje që normalisht do të merrej ekskluzivisht ky institucion, por është ushtrimi i katërt i organizuar nga Banka Botërore.
I ngjashëm me rastin e simuluar thuhet se ishte epidemia ebola që vrau më shumë se 11,000 njerëz në një afat të shkurtër.
“Ne do të donim që në një rast të tillë të jemi më mirë të përgatitur, për shkak se probabiliteti që diçka e tillë të ndodhë përsëri është 100 për qind. Një përsëritje është e mundshme më herët se që mund ta paramendojmë”, ka thënë Tim Evans, drejtor i shëndetit, të ushqyerit dhe popullsisë në Bankën Botërore.
Sipas ekspertëve, infeksionet e rrezikshme për jetën përhapen më shpejt dhe më paparashikueshëm se kurrë.
Këtë, siç thuhet më tej, e tregon edhe epidemia e murtajës në Madagaskar, e cila vrau më shumë se 100 njerëz që nga gushti.
Madje, numri i rasteve të plagëve të pneumonisë që përhapet nga kollitja, teshtitja dhe pështymja është rritur me 70 për qind.
Virusi Marburg u raportua në Ugandë, por nëse përhapet, qindra njerëz mund të infektohen. Është një ethe hemorragjike e ngjashme me ebolan.
“Në kohën e sotme të informacioneve, shumë më shpejtë ato të udhëtojnë përmes kanaleve jozyrtare. Ne kemi kërkuar që zyrtarët të bëjnë të qartë se si, në rast të një shpërthimi, është e rëndësishme që të kenë informacionin e duhur në kohën e duhur, dhe nuk mbështeten në raportet e përditshme”, ka thënë Ron Klain, i cili ishte koordinatori kryesor në SHBA në kohën e epidemive të ebolës, virusi i të cilit kishte infektuar edhe qytetarët amerikanë.
Siç shqetësim është ngritur fakti se në të kaluarën, disa vende kanë refuzuar të publikojnë informacione në kohë për epidemitë – sidomos në vendet që varen nga turizmi, ka presione politike dhe ekonomike që të mos ndërmarrin veprime që mund të jenë kundërproduktive ndaj ekonomive të tyre.
E ndonëse vetëdija e rrezikut po rritet, ekspertët pajtohen se bota nuk është e përgatitur ndaj për një epidemie të re.
Vitin e ardhshëm do të bëhen 100 vjet pas pandemisë së gripit që vrau 50 milionë njerëz në mbarë botën.
“Sinqerisht, ne nuk jemi të gatshëm as edhe për një pandemi, e cila do të ishte me pasoja përgjysmë më të vogla. Dhe një kërcënim i tillë ekziston edhe më tej”, ka përfunduar Klain. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Protesta masive në Serbi – si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit
Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
Australia 'lufton' me përmbytje masive - publikohen pamjet kur shiu intensiv dhe erërat e fuqishme godasin vendin
Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos