LAJMI I FUNDIT:

Materiale të shumta zgjedhore në sallën 1 tetori në Prishtinë (Foto)

Materiale të shumta zgjedhore në sallën 1 tetori në Prishtinë (Foto)

Ndonëse procesi zgjedhor ka përfunduar të dielën, materialet zgjedhore si duket ende nuk janë larguar nga qendrat e votimeve.


Një lexues i Telegrafit, ka dërguar foto në të cilat shihen materialet zgjedhore, si kutitë e votimit, bateritë, spreji, etj, që janë në sasi mjaft të madhe në sallën 1 tetori, në kryeqytet.

Madje, aty mund të vërehen edhe libra me të dhëna personale të qytetarëve(votuesve) të ndryshëm.

Nuk dihet arsyeja se pse këto materiale janë ende në këtë vendvotim./Telegrafi/