Një ciklon i fuqishëm që ka origjinën nga jugu i Italisë dhe rajoni i Detit Jon ka përshkuar Shqipërinë dhe Kosovën, duke sjellë reshje intensive dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin.
Kjo situatë meteorologjike ka shkaktuar ngrica dhe ka përkeqësuar kushtet për qarkullim, duke e bërë udhëtimin në disa zona më të vështirë.
Si pasojë e reshjeve të borës dhe ngricave, rrugët janë të mbuluara dhe po krijojnë vështirësi për drejtuesit e automjeteve.
Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë, duke këshilluar shoferët të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe të mbajnë distancën e sigurisë mes mjeteve.
Po ashtu, është e rëndësishme që automjetet të jenë të pajisura me mjete dimërore për të garantuar sigurinë e qarkullimit.
Autoritetet rekomandojnë kujdes për këmbësorët dhe personat e moshuar, të cilët mund të përballen me rrezik të shtuar për rrëshqitje dhe incidente në rrugë.
Këshilla për shoferët: Mbani distancën e sigurisë mes mjeteve, Përshtatni shpejtësinë me gjendjen e rrugës, Pajisuni me goma dhe mjete dimërore, Shmangni udhëtimet e panevojshme, veçanërisht në kushte të vështira moti.
Policia e Kosovës thekson se siguria e qytetarëve është prioritet dhe kujdesi i shtuar është kyç për shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës.
Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka njoftuar se situata e tillë e motit pritet të vazhdojë gjatë tërë javë, ku temperaturat minimale do të sillen nga -8 deri në -3 gradë Celsius, kurse maksimalet do të arrijnë deri në 4 gradë Celsius. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame