LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi apo ushtrimet fizike – cila është më e rëndësishme për të humbur peshë?

Ushqimi apo ushtrimet fizike – cila është më e rëndësishme për të humbur peshë?

Edhe ushtrimet fizike edhe dieta luan rol krucial sa i përket humbjes së peshës.

Por, a është e mundshme se njëra mund të ketë më shumë ndikim sesa tjetra? – transmeton Telegrafi.


Jillian Michaels, eksperte e shëndetit dhe fitnesit, thotë se kjo kryesisht varet nga qëllimi juaj – nëse jeni duke dashur të humbni peshë apo ta mbani peshën që e keni.

Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, ushtrimet fizike janë më të rëndësishme.

Sipas saj, humbja e peshës është 80 për qind ushtrime fizike dhe 20 për qind ushqim.

Por nëse përpiqeni ta mbani peshën që e keni, atëherë dieta luan rol më të rëndësishëm.

Michaels thotë se në këtë rast, formula ndryshohet; ku 80 për qind është dieta, 20 për qind ushtrimet fizike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori