Saimir Tahiri akuzohet zyrtarisht nga Prokuroria për trafik të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim. Ai akuzohet se udhëtoi në makinë bashkë me të dyshuarit Habilaj.
Kërkesa zyrtare e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit, arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit Saimir Tahiri mbështetet në përgjimet telefonike të të dyshuarve Habilaj, si dhe në faktin që Tahiri ka udhëtuar me të dyshuarin Artan Habilaj dhe persona të tjerë me makinën që ai më herët ua kishte shitur të dyshuarve.
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera është arritur të zbulohet se personi nën hetim Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorë t etij kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të policisë së shtetit, ku si person i dyshuar është edhe ish Ministri i Brendshëm, person nën hetim Saimir Tahiri,” thuhet në kërkesën e Prokurorisë.
“Personi në hetim, Moisi Habilaj, në bashkëpunim me persona të tjerë duke përfituar nga lidhjet e ngushta me ish Ministrin e Brendshëm dhe kundrejt shpërblimeve kanë bërë të mundur kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike, transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit. Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime aktive dyshohet të ketë vepruar dhe ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar kriminal”.
Tahiri bëhet zyrtari i parë i këtij niveli në Shqipëri që akuzohet drejtpërsëdrejti për pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Prokuroria thotë gjithashtu se hetimin ndaj tij e ka nisur me iniciativë të vet më 17 tetor 2017, një ditë pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali pas hetimeve katërvjeçare të drejtësisë Italiane. Dosja gjyqësore e masës së arrestit për të dhe dhjetë të dyshuar të tjerë, u bë publike nga kreu i opozitës Lulzim Basha. Në të, të dyshuarit janë përgjuar duke thënë se do t’i japin 30 mijë euro Saimirit, ndërsa thonë gjithashtu se kanë blerë dy byzylykë me vlerë 2 mijë euro, një për bashkëshorten e Saimirit. Tahiri i ka mohuar akuzat duke argumentuar se i ka kushërinj të dhjetë Habilajt dhe i ka konsideruar komentet e të dyshuarve për të “pallavra të dy kriminelëve që mburren se kush ka më shumë ndikim”.
Por fakti i ri i zbuluar nga kërkesa e prokurorisë është që Tahiri, pasi u ka shitur makinën Habilajve më 5 nëntor 2013, ka udhëtuar në datat 16 gusht, 30 gusht, 29 gusht dhe 8 gusht “nën shoqërinë e subjekteve të dyshuar Artan Habilaj, etj”. /reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025