LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit

Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkon Kuvendit autorizim për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.

Në njoftimin zyrtar thuhet se aktualisht janë duke u kryer hetime për një grup kriminal që ka trafikuar sasi të mëdha kanabisi.

Por krahas heqjes së imunitetit Prokuroria kërkon nga Komisioni i Mandateve të Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal të banesës për ish ministrin e Brendshëm.


Njoftimi zyrtar Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal. Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori