Dëshmitari kryesor për rastin “Sopoti”: Inspektorët e policisë më torturonin që të dëshmoj për këtë rast (Video)
“Isha i maltretuar dhe i torturuar edhe psiqikisht edhe fizikisht, në çdo mënyrë të mundshme. Fytyrat e atyre që më merrnin në pyetje nuk do t’i harroj kurrë”, tha Ramadan Bajrami, dëshmitari kryesor në rastin “Sopot”, i cili sot për herë të parë foli publikisht për dëshminë e tij, mbi të cilën vendoset vendimi i gjykatës për këtë rast. Këtë e kam përsëritur 101 herë, tha Bajrami. Ai u shpreh se kur ka ndodhur rasti, ai nuk ka qenë në Maqedoni. “Kur ndodhi rasti unë nuk kam qenë në Maqedoni. Kam vulë në pasaportë. Është e dëshmuar se unë nuk kam qenë në Maqedoni”, tha ai.
Bajrami edhe më herët para gjykatës ka sqaruar si e kanë torturuar dhjetë persona civilë, ndërsa inspektorë nga policia e Kumanovës e kanë rrahur. Pastaj i kanë treguar skicë të vizatuar për rastin dhe emrat e të akuzuarve të cilët, gjoja se e kanë planifikuar shpërthimin, dhe kanë këruar nga ai ta vizatojë dhe shkruajë emrat me dorëshkrimin e tij. Atëherë në gjykatë ai tregoi plagët dhe lëndimet në trup, të cilat, sipas tij, i ka marrë nga maltretimet në vitin 2003.
Në njërin nga bisedat e përgjuara, të publikuara nga LSDM-ja, ka bisedë mes ish ministres për punë të brendshme, Gordana Jankullovska dhe drejtorit të atëhershëm të DSK, Sasho Mijallkov, për rastin “Sopot”. Sipas incizimit, Jankullovska i sugjeron Mijallkovit se për këtë rast duhet të konsultohet edhe kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski për të vendosur se si të vazhdojnë me këtë rast të ndjeshëm, ku të dy bashkëbiseduesit pranojnë se vendimi paraprak i gjykatës mbështetet në dëshmi “të holla’.
11 banorë të fshatit Sopot të Kumanovës janë dënuar se në vitin 2003 kanë vendosur minë që ka shpërthyer, me çka kanë humbur jetën dy ushtarë të NATO-s nga kontingjenti i POlonisë dhe një civil nga Maqedonia. Procesin gjykues e kryeson gjykatësja Deana Gruevska Ilievska./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë