Parandalimi i eksploatimit të punës do të jetë në fokus të shënimit të sivjetmë të 18 tetorit – Ditës Evropiane për Luftë kundër Tregtisë me Njerëz, shkruan gazeta KOHA.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim dhe aksione të përbashkëta me Ministrinë e Punëve të Brendshme, në të cilat janë përfshirë inspektorë të punës, ka zbuluar raste të viktimave potenciale të tregtisë me njerëz me qëllim të eksploatimit të punës, informoi në konferencën e sotme për shtyp Elena Grozdanova, anëtare e Komisionit nacional për luftë kundër tregtisë ilegale me njerëz dhe sekretare në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Grozdanova nuk theksoi për çfarë numri të rasteve bëhet fjalë.
Ajo, së bashku me koordinuesen nacionale për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrimit ilegal, Magdalena Nestorovska dhe Maria Iliq nga Fundjava e Modës në Shkup, në konferencën e së mërkurës për shtyp i paralajmëruan aktivitetet me rastin e Ditës Evropiane për Luftë kundër Tregtisë me Njerëz dhe përfshirjen e Fundjavës së modës, e cila këtë vit do të mbahet nën moton “Stop për tregtinë me njerëz”. Grozdanova përmendi se për momentin në Maqedoni ka mbi njëqind inspektorë të punës, të cilët në kuadër të projektit me Këshillin e Evropës kaluan trajnime për njohjen e viktimave të tregtisë me njerëz me qëllim të eksploatimit të punës.
Ajo shtoi se megjithatë konsideron se ai numër nuk mjafton dhe se do të rritet me reformat e ardhshme në MPPS dhe në Këshillin e inspektorëve, i cili tani ka kompetenca edhe ndaj inspektorëve të punës. Nestorovska paralajmëroi program jashtëzakonisht të pasur për ngritjen e vetëdijes për këtë dukuri me pjesëmarrje të partnerëve të Komitetit nacional, siç janë zyra e Këshillit të Evropës, UNHCR, Fundjava e modës në Shkup. “18 është vetëm një ditë, në të cilën tentojmë tërë opinioni të jetë i animuar për këtë dukuri devijuese.
Por, Komisioni nacional si trup qeveritar po tenton në një vend të mbledhë disa subjekte dhe organizata joqeveritare. Kjo është një dukuri jashtëzakonisht devijuese, e cila nga e kaluara e deri më sot vazhdimisht i ndryshon format dhe trajtat e paraqitjes. Kriminelët kanë modus vivendi, të cilin vazhdimisht e adaptojnë ndaj kushteve të reja”, theksoi Nestorovska. Ajo shtoi se vëmendja këtë vit në kuadër të luftës kundër tregtisë me njerëz do të kthehet drejt diçkaje që gjithnjë e më tepër po profilizohet si dukuri dominuese në nivel global, eksploatimi i punës.
“Kjo dukuri kriminelëve u mundëson që përmes tregtisë me njerëz dhe keqpërdorimit të një nga të drejtave themelore të njeriut, të drejtën për punë dhe ekonomizim të realizojnë fitim tejet të madh”, tha Nestorovska. Grozdanova deklaroi se nevojitet të përforcohen masat jo vetëm për zbulim të kryesve të këtyre veprave, por edhe preventivë dhe mbrojtje e viktimave, të cilët në numër më të madh janë gra dhe vajza të mitura, ndërsa në vend, në numër më të madh janë vajza të mitura.
Fundjava e Modës, siç paralajmëroi Iliq, këtë vit do të mbahet prej 22 deri më 25 tetor dhe do të shënohet me fushatën Stop tregtisë me njerëz. Këtë vit vizituesit e fundjavës së modës do të kenë mundësi të ndjekin 14 sfilata dhe prezantime multimediale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Klekovski: Pres që deri në fund të janarit të gjitha barërat të jenë në Onkologji
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!