LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i çifteve që pësojnë lëndime gjatë seksit

Rritet numri i çifteve që pësojnë lëndime gjatë seksit

Lëndimet e shkaktuara gjatë seksit janë rritur në mënyrë masive gjatë pesë viteve të fundit, sipas një eksperti.

Osteopati Stephen Makinde, thotë se 80 për qind e lëndimeve të cilat nuk kanë të bëjnë me aktivitete sportive, kryesisht shkaktohen gjatë seksit, transmeton Telegrafi.


Ai thotë se brenda katër viteve është katërfishuar numri i këtyre lëndimeve, ndërsa thotë se shumë pacientëve u vjen turp ta pranojnë se e kanë lënduar veten gjatë seksit.

Doktori thotë se kryesisht lëndohen meshkujt në vitet e tyre të 50’ta, por edhe një numër i madh i grave.

37 vjeçari Makinde, thotë se lëndimet gjatë seksit përfshijnë lëndimet e qafës, frakturat e kyçeve të dorës, si dhe probleme me shpinën. /Telegrafi/