Shumë pak njerëz besojnë se disa “pajisje moderne” kanë ekzistuar me shekuj më parë e madje edhe mijëra vite – ndoshta me pamje tjetër por kryenin të njëjtin funksion për të cilat përdoren edhe sot.
Protezat dhe kirurgjia plastike – 3000 vjet para epokës së re
Përpjekjet për të trajtuar rastet te personat me probleme fizike duket se datojnë që nga kohërat antike, edhe pse ndoshta nuk kanë qenë edhe aq të suksesshme siç janë sot, transmeton Telegrafi.
Shembulli më i mirë i kësaj është proteza e gishtit të këmbës, që nuk dukej edhe aq e rehatshme për t’u bartur. Shembulli tjetër vjen nga India antike – ku janë gjetur dëshmi për një copëz plastike që kishte formën e hundës, në të cilën është përdorur lëkura e ballit dhe e fytyrës në përgjithësi.
Kanalizimi – 2600 vjet para epokës së re
Sistemet e para të kanalizimeve (ujërave të zeza) i përkisnin qytetërimeve të luginës Indus. Në Mogenjo-daro kanë ekzistuar tualetet publike si dhe sistemi i kullimit të ujërave të zeza të qytetit. Kanalizimi ka ekzistuar në Babiloni, disa qytete kineze dhe në Romë, që ishte pjesë e projektit inxhinierik të Kloak Maxim, mbetjet e të cilët ekzistojnë edhe sot.
Bateritë – 2500 vjet para epokës së re
Bateria e Bagdadit është një enë e qeramikës që përmban një tub bakri dhe një shirit prej hekuri. Dëshmitë e siguruara tregojnë se ato vërtetë mund të prodhojnë një lloj voltazhi. Nga kjo konstatohet se babilonasit e lashtë e kanë ditur metodën e galvanizimit që e kanë përdorur këto bateri, edhe pse skeptikët argumentojnë se ata nuk e kishin këtë për qëllim.
Flakëhedhësi
Prototipi i kësaj arme zjarri është përdorur për herë të parë gjatë betejës Delia, në vitin 424 para lindjes së Krishtit, kur Athina dhe Teba luftuan. Flakëhedhësi i lashtë ose ndryshe i njohur si “zjarri grek”, përbëhej nga një tub i bakrit që lëshonte një përzierje të lëngshme dhe të ndezshme, kurse fuqinë për hedhje e fitonte nga ajri i kompresuar ose topat e mëdhenj.
Alarmi – 400 vjet para epokës së re
Filozofi grek Platon kishte përdorur një orë të ujit, që mund të prodhonte një tingull i cili do të duhej të tregonte se është koha e ligjëratave të tij. Alarmet në ujë janë zhvilluar edhe më shumë në Romën e lashtë dhe në Lindjen e Mesme. Orët mekanike mund të prodhonin tinguj në një kohë të caktuar, ndërsa të parët janë dëgjuar në Kinë në shekullin e 8-të, ndërsa në Evropë kanë mbërritur në shekullin e 14-të, transmeton Telegrafi.
Robotët
Prototipat e robotëve modernë kanë qenë figurat e femrave të vendosura në fanarin e ishullit të ishullit Farosit, në vitin 323 para lindjes së Krishtit. Në intervale kohore, ato lëviznin dhe i godisnin kambanat. Gjatë natës kanë lëshuar tinguj sikurse alarmet e sotëm, duke paralajmëruar peshkatarët dhe të gjithë ata që përdornin anijet se janë afër bregut. Ndërkaq qysh në shekujt 17 dhe 18-të, makinat e quajtura autom fituan popullaritet në Evropën Perëndimore. Këto mekanizma funksiononin me orët që dukeshin si njerëz apo kafshë, dhe që kryenin veprime të ndryshme.
Matësi – shekulli i parë
Pajisja që mat distancën që e ka kaluar një veturë, besohet të jetë shpikje e Arkimedit. Matësi i parë dukej si një set i rrotave të vogla me numra që tregonin sa metra apo kilometra janë përshkruar derisa vetura ka lëvizur. Pavarësisht Arkimedit, një pajisje e ngjashme është shpikur nga filozofi dhe shkencëtari kinez, Jang Heng.
Kompjuteri – 100 vjet para lindjes së Krishtit
Besohet se mekanizmi nga Atikitera është kompjuteri i parë i lashtë, i cili në të vërtetë ishte kalkulatori mekanik që përdorej për të llogaritur pozicionet astronomike. Ai është zbuluar në vitin 1901, nga “gjuetari” i peshqve të rrallë në një anije tregtare të fundosur pranë ishullit greke Antikitera. Dimensionet e mekanizmit janë 33 centimetra (lartësi), 17 centimetra (gjerësi) dhe 9 centimetra (trashësi). Është prodhuar nga bronzi dhe është i vendosur në një kornizë druri. Në të është shkruar një tekst prej 300 shkronjave, që është deshifruar viteve të fundit. Teksti është një lloj manuali për përdorimin e tij, në të cilin ka terme të astronomisë, gjeografisë dhe mekanikës.
https://www.youtube.com/watch?v=nZXjUqLMgxM
Matësi i tërmeteve – viti 132
Një tjetër shpika nga Jang Heng është (seismoskopi) matësi i tërmeteve, që reagon ndaj tërmeteve. Kjo pajisje ishte mjaft e rëndë, por shumë e saktë – një top bronzi i projektuar nga një prej tetë tubave të formuar si një kokë dragoi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fMBPAZ0lGfE
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë