LAJMI I FUNDIT:

Është konstatuar shkencërisht: Meshkujt inteligjentë kanë më pak dëshirë për ta tradhtuar partnerin!

Është konstatuar shkencërisht: Meshkujt inteligjentë kanë më pak dëshirë për ta tradhtuar partnerin!
Couple sitting on bench outside city cafe drinking espresso man resting head on woman's shoulder

Në studimin i cili është botuar në “Social Psychology Quarterly” është zbuluar se si meshkujt me koeficientin më të lartë të inteligjencës kanë më pak mundësi të tradhtojnë.

Hulumtimi ka analizuar përgjigjet në anketën me një mijë tinejxherë të rritur në SHBA dhe ka zbuluar që “njerëzit inteligjentë më shumë vlerësojnë monogaminë dhe ekskluzivitetin seksual, sesa njerëzit më pak inteligjentë”, konstaton Satoshi Kanazava, profesor në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Shkencave Politike në Londër, i cili njëkohësisht është edhe autor i studimit.

Arsyeja? Nga pikëpamja e evolucionit, meshkujt bashkëkohorë kanë mundësi të lirohen nga instinktet e “njeriut të shpellës”, të cilat i joshin të kenë më shumë partnere seksuale, transmeton Telegrafi.


Meshkujt me koeficientin më të ulët të inteligjencës megjithatë nuk mund të mposhtin atë instinkt, prandaj konsiderojnë që është më e rëndësishme të kenë seks me më shumë femra.

Mirëpo, është me rëndësi të theksohet që hulumtimi gjithashtu ka zbuluar dallimin e qartë midis preferencave dhe sjelljeve: Meshkujt inteligjentë kanë pasur probabilitet më të lartë që njëkohësisht “të vlerësojnë ekskluzivitetin seksual dhe më me siguri të marrin pjesë në aktivitete jashtëmartesore”.

Është me rëndësi të theksohet se edhe femrat edhe meshkujt kanë tendencë të tradhtojnë për arsye të ndryshme.

Studimi i botuar në “”American Sociological Review” ka treguar se si femrat të cilat janë “ushqyeset” kryesore në lidhje të jenë më pak tradhtare, ndërsa 70% e meshkujve të cilët janë burimi kryesor i të ardhurave në shtëpi dhe e meshkujve të cilët janë të varur financiarisht nga femra kanë tendencë më të madhe të tradhtojnë partneren e tyre. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Astrologji
Kalo në kategori