LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Aktivisht punojmë për lidhjen e firmave vendore me të huajat

Tevdovski: Aktivisht punojmë për lidhjen e firmave vendore me të huajat

Qasja transparente dhe e ndershme e Qeverisë, si dhe afrimi drejt NATO-s do të sjellë investime plotësuese të huaja në vend. Në mënyrë aktive po punohet në një projekt për lidhjen e kompanive vendore dhe të huaja nga industria e automobilave, me ç’rast do të sigurojë më shumë punë edhe për firmat vendore. Këtë në një intervistë për Zërin e Amerikës e theksoi ministri i Financave Dragan Tevdovski, i cili së bashku me guvernatorin e Bankës Popullore, Dimitar Bogov po e kryeson delegacionin i cili merr pjesë në Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Washington.

“Qasja jonë është që të kemi raport transparent me investuesit, të vendosim terren të pastër për lojë. Investuesit do të dinë saktë se me çka ballafaqohen. Nuk do të ketë kurrfarë hapësire për punë anash, korrupsion ose ngjashëm. Kjo është mirë dhe do të sjellë investime plotësuese të huaja. Gjithashtu është shumë e rëndësishme dhe çka është prioritet i jonë është që të punojmë në lidhjen e kompanive vendore me investuesit e huaj, kjo seriozisht mungonte viteve të kaluara. Për momentin përmes projektit të IFC-së po punohet në lidhjen e kompanive vendore nga veprimtaria e automobilave me kompani të huaja”, theksoi Tevdovski.

Ekonomia botërore po rimëkëmbet vlerëson FMN-ja, rritja globale vlerësohet në 3,6 për qind. Projeksionet optimiste për ekonominë globale, sipas Tevdovskit, janë të mirë edhe për Maqedoninë, për shkak se jemi ekonomi e vogël dhe e hapur, e cila në masë të madhe është nën ndikim të asaj që po ndodh tek partnerët e tyre tregtar.


Siç theksoi, sivjet Ministria e Financave ka nisur me projeksion më konservativ për rritje ekonomike në krahasim me institucionet relevante si FMN-ja. Megjithatë, deri në vitin e ardhshëm projeksionet janë më të larta prej tre për qind dhe përputhen me ato të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Në kuadër të takimeve vjetore delegacioni i Maqedonisë mbajti një sërë takimesh me përfaqësues të Bankës Botërore, FMN-së dhe BEQ-së, si dhe me zëvendëskryetarin e Bankës Botërore Siril Miler, drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, drejtorin e FMN-së për Evropë, Poll Tomson dhe të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori