Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot ka mbajtur tubim elektoral në Gjilan, ku kryetari i këtij subjekti, Kadri Veseli tha se 22 tetori do të jetë dita e fitores së madhe të Partisë Demokratike në Gjilan dhe në gjithë Kosovën.
“22 tetori është dita e Zenun Pajazitit, dita e këtyre kandidatëve të mrekullueshëm për Kuvendin Komunal të Gjilanit. Ne do të fitojmë se Gjilani kërkon ndryshim, Gjilani kërkon zhvillim. Me Zenun Pajazitin kryetar, ne do ta ndalim degradimin e Gjilanit”, ka thënë Veseli.
Siç njofton PDK, Veseli ka thënë se ka katër vjet që Gjilani nuk qeveriset dhe që është praktikisht pa kryetar, sepse kryetari aktual merret me probleme globale dhe me tema të nxehta nacionale.
“Duke mos dashur të harrohet në Prishtinë, ai e ka harruar Gjilanin”, ka thënë ai.
Veseli ka kërkuar prej kryetarit aktual që mos të shqetësohet prej entuziazmit të sotëm, sepse me këtë entuziazëm do ta përcjellim edhe atë pas fitores së PDK-së.
Kreu i PDK-së ka thënë se është koha për njeriun e Gjilanit, për njeriun që e do Gjilanin, që punon për të dhe që do t’ia kthej namin Gjilanit.
Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Zenun Pajaziti ka thënë se Gjilanit do t’i kthehet statusi që meriton, si qendër regjionale e zhvillimit ekonomik.
Ai ka thënë se prej Gjilanit varet krejt zona e Anamoravës, prandaj përkushtimi i qeverisjes së tij do të jetë i plotë në mbështetjen e projekteve të zhvillimit ekonomik.
Pajaziti ka premtuar se do ta kthejë edhe shkollën e agrobiznesit në Gjilan, të cilën e ka mbyllur qeverisja aktuale.
“Do të investojmë në bujqësi. Do t’i rrisim 30 për qind subvencionet për bujqësi”, ka thënë Pajaziti.
Ai ka premtuar edhe një spital modern dhe një objekt të ri për Universitetin “Kadri Zeka”, i cili sipas Pajazitit, do të jetë universitet i krejt këtij rajoni, përfshirë edhe studentët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
“Gjilanit para 4 vjetësh iu premtua edhe një autostradë. PDK-ja e kishte prezantuar një projekt të ri që do ta lidhte Prishtinën me Gjilanin dhe Luginën e Preshevës. Këta e kanë lënë aty ku e nisëm ne dhe nuk kanë bërë asgjë që Gjilanin ta lidhin me autostradë. Në mandatin e ardhshëm, me mbështetjen e Kadri Veselit, ne do ta ndërtojmë edhe autostradën, sepse vetëm ne ndërtojmë autostrada dhe realizojmë projekte të mëdha”, ka thënë Pajaziti.
Si Kryetar i Gjilanit, Pajaziti është zotuar se do u shërbejë vetëm qytetarëve, të cilët janë ndjerë të braktisur nga qeverisja aktuale.
“Qytetarët nuk do të ndjehen më të braktisur, por më 22 tetor do ta braktisin këtë qeverisje të keqe dhe do t’i bashkohen forcës së ndryshimit”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
“Ishte i martuar e me fëmijë”, Rovena Stefa tregon historinë e hitit të saj
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025