LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Asociacioni MOST do të ketë mbi 2.500 vëzhgues dhe linjë telefonike për të paraqitur parregullsitë zgjedhore

Maqedoni, Asociacioni MOST do të ketë mbi 2.500 vëzhgues dhe linjë telefonike për të paraqitur parregullsitë zgjedhore

Asociacioni qytetar MOST do të vëzhgojë zgjedhjet lokale gjatë ditës së nesërme me 2.500 vëzhgues.

Nga ato, 2.100 do të jenë vëzhgues statikë dhe do të mbulojnë 50% të vendvotimeve. Ato do ta mbikëqyrin procesin zgjedhor nga hapja e vendvotimeve deri në mbylljen e tyre, si dhe numërimin e votave. Vëzhguesit e MOST do të kenë të veshur bluza të verdha me krahë të shkurtë të cilat në anën e përparme të majtë do të kenë logon e MOST me mbishkrim “Monitoring 2017”.

“81 vëzhgues shtesë do ta mbikëqyrin punën e komisioneve zgjedhore komunale dhe komisionit zgjedhor të Bashkisë së Shkupit, ndërsa njëri do të mbikëqyrë punën e KSHZ-së”, tha drejtori i MOST, Darko Aleksov.


Aleksov theksoi se qytetarët të cilët duan të paraqesin parregullsi ose të informojnë në lidhje me procesin zgjedhor do të mund ta bëjnë këtë nëpërmjet linjës telefonike falas 080 080 080 ose përmes ueb portalit interaktiv neregularnosti.most.org.mk

MOST nesër do të mbajë katër konferenca për shtyp, në ora 9:30, 13:30, 17:30 dhe 20:30 në të cilat do të jepen raporte në lidhje me rrjedhën e procesit zgjedhor në mbarë vendin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Kalo në kategori