LAJMI I FUNDIT:

Grupi i Vishegradit do të përshpejtojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Grupi i Vishegradit do të përshpejtojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Budapest mori pjesë në takimin e ministrave të vendeve të grupit të Vishegradit dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e sivjetshëm, në suaza të kryesimit të Hungarisë me grupin e Vishegradit, temë qendrore e diskutimit ishte euro-integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor – përshpejtimi i procesit të zgjerimit, ndërsa u diskutua edhe për sfidat e sigurisë në rajon.

Në suaza të kësaj mbledhje, ministri Dimitrov realizoi takime të veçanta me disa homologë, pjesëmarrës të takimit B4 – Ballkani Perëndimor. Në takimin me ministrin hungarez Peter Sijatro u theksua roli i rëndësishëm i Maqedonisë në ballafaqimin me krizën e refugjatëve dhe kontributi që jep në stabilitetin e rajonit. Hungaria do të vazhdojë të japë përkrahje për agjendën evropiane dhe euro-atlantike të Maqedonisë dhe do të insistojë që të jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim.


U theksua edhe rritje e dukshme në këmbimin tregtar ndërmjet dy shteteve. Linja kreditore e “Eksim” bankës hungareze është shtuar në 300 milionë euro që janë në disponi të dy shteteve, është përforcuar komunikimi ndërmjet dy vendeve me shtimin e fluturimeve që kryen kompania ajrore hungareze Wizzair, ndërsa studentëve nga Maqedonia ju ofrohen bursa të ndryshme për studime në Hungari.

Në takimin me zëvendës ministrin për punë të jashtme të Çekisë u riafirmua përkrahja e tyre parimore ndaj synimeve të Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori