LAJMI I FUNDIT:

Të hënën nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni

Të hënën nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni

Të hënën (16 tetor) fillon vaksinimi kundër gripit sezonal i popullatës, njofton Qendra për Shëndet Publik në Ohër.

Për këtë qëllim janë siguruar 3000 vaksina për rajonin e Ohrit, Dibrës dhe Strugës. Çmimi i një vaksine është 400 denarë, ndërsa vaksinimi do të realizohet çdo ditë pune prej orës 8 deri në orën 14, në sektorin epidemiologjik pranë Qendrës për shëndet publik.


Prej kësaj sezone risi është se personat të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë deri tek ambulanca, me termin të caktuar paraprakisht, do të vizitohen nëpër shtëpitë e tyre dhe aty do të mund të vaksinohen.