LAJMI I FUNDIT:

Zbatimi i MSA-së esencial për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Zbatimi i MSA-së esencial për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), në një prononcim për media bëri apel që institucionet e vendit të prioritizojnë të gjitha obligimet që kanë ndërmarr dhe të rrisin dinamikën e punëve kështu duke zbatuar në mënyrë më efektive Marrëveshjen për Stabilizim Asocim.

Shpend Balija drejtor ekzekutiv i KIE- së përfaqësues i investitorëve Evropian në Kosovë është shprehur se “MSA-ja si kontrata e parë e nënshkruar në mes të Kosovës dhe BE-së konfirmon qartë perspektivën Evropiane të Kosovës dhe përkushtimin e BE-së ndaj Kosovës dhe si e tillë është esenciale për zhvillimin ekonomik të vendit”.


Për më shumë Balija ka theksuar se Qeveria, Parlamenti dhe institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës kanë rolin kryesorë për të implementuar këtë marrëveshje dhe se kjo marrëveshje i sjell benefite të shumta politike dhe ekonomike duke përfshi sundimin e ligjit, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, rritjen e eksportit, rritjen e punësimit, rritjen e konkurrueshmërisë, si dhe krijimin e kushteve më të mira për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Këshilli i Investitorëve Evropian do të ofrojë bashkëpunimin edhe të mëtutjeshëm në këtë drejtim duke vazhduar të jetë një partner i rëndësishëm për eliminimin e barrierave për bizneset vendore dhe ato ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
Ministria e Financave: Dikush po tenton t’i mashtrojë pensionistët, me premtime për përfitime monetare

Ministria e Financave: Dikush po tenton t’i mashtrojë pensionistët, me premtime për përfitime monetare

Ekonomi
Kurti: Zvicra, një ndër investitorët kryesorë në Kosovë me 1.1 miliard euro investime

Kurti: Zvicra, një ndër investitorët kryesorë në Kosovë me 1.1 miliard euro investime

Ekonomi
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Të gjithë duan të punojnë në këto qytete - a jeni dakord dhe si do të vepronit po ta merrni një ofertë?

Të gjithë duan të punojnë në këto qytete - a jeni dakord dhe si do të vepronit po ta merrni një ofertë?

Botë
Kalo në kategori