Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, deri në fund të muajit gusht kreditë e përgjithshme kanë shënuar rritje minimale prej 0.2 për qind, edhe atë vetëm te kreditë e destinuara, gjegjësisht kredi konsumatore. Në anën tjetër, të dhënat e raportit zyrtar për periudhën prej 8 muajve të parë të këtij viti, tregojnë për ulje të interesit të qytetareve për marrje të kredive.
Edhe pse bankat komerciale, të cilat veprojnë në Maqedoni, ofrojnë oferta të llojllojshme të kredive, si kredi konsumuese, për banim apo blerje të veturave, interesimi i qytetarëve për të aplikuar për kredi të reja vazhdimisht po bie, shkruan gazeta KOHA. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), deri në fund të muajit gusht, kreditë përgjithshme kanë shënuar rritje minimale prej 0.2 për qind, edhe atë vetëm te kreditë e destinuara, gjegjësisht kredi konsumatore. “Rritje vjetore e kredive të lejuara, të cilat në nivel vjetor shënojnë rritje prej 5.1 për qind, janë kredi konsumatore, gjegjësisht 89 për qind janë kredi të lejuara për pajisje shtëpiake”, thuhet në raportin e BPM-së.
Raporti gjithashtu tregon se edhe kreditë për sektorin korporativ si dhe muajin e mëparshëm shënojnë rritje minimale prej 0,1 për qind për kreditë e marra në valutën e denarit, ndërsa kreditë e lejuara në valutat e huaja, shënojnë ulje prej 0.2 për qind. Raporti i BPM-së, i përgatitur përfundimisht më muajin gusht të këtij viti, nuk sjellë edhe lajme të mira për dilerët apo importuesit legal të veturave të reja.
“Numri i kërkesave për blerje të veturave të reja me kredi deri në fund të muajit gusht është zvogëluar për 9.4 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këto të dhëna, edhe njëherë vërtetojnë shqetësimin e firmave, të cilët në Maqedoni shesin vetura, se kërkesat për blerje të veturave të reja përmes kredive në vazhdimësi po ulet”, përcjell KOHA raportin e BPM-së. Për dallim nga kërkesat e ulëta për kredi konsumatore, banimi apo kredi automobilistike, në raportin e BPM-së thuhet se gjatë 8 muajve të parë të këtij viti bankat kanë rritur limitin e qytetarëve bartës të kartelave kreditore dhe atë për 0.4 për qind, por dhe nëse e krahasojmë në nivel vjetor, kemi ulje mesatarisht prej 0.7 për qind.
“Gjithashtu gjatë muajit qershor të vitit 2017, është regjistruar saldo negative në llogaritë transakcionale të qytetarëve prej 1.3 për qind, ndërsa në nivel vjetor kjo ulje kap shifrën prej 2.9 për qind, ndërsa kreditë e lejuara pa dedikim në nivel mujor, shënojnë ulje prej 0.4 për qind, ndërsa ne nivel vjetor ulja është 1.7 për qind”, thuhet në raportin e BPM-së. Në anën tjetër, derisa të dhënat e raportit zyrtar të BPM-së për periudhën prej 8 muajve të parë të këtij viti, tregojnë për ulje të interesit të qytetareve për marrje të kredive, rritje është regjistruar në nivel mujor te kursimet e qytetarëve në valutave të huaja dhe në denarë prej 0.6 për qind.
“Në nivel vjetor kursimet e depozitave të qytetarëve në valuta të huaja shënojnë rritje prej 5.7 për qind. Rritje të njëjtë shënojnë edhe kursimet e qytetarëve edhe në denarë”, thuhet në raportin e fundit zyrtar të Bankës Popullore të Maqedonisë për 8 muajt e parë të vitit 2017.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite