Instituti i Studimeve Politike i bën thirrje Kuvendit të hetojë deputetët që abuzojnë me pagesat fiktive si edhe me deklarimet formale që më pas trajtohen si të pastrehë në Tiranë.
“Të paktën deputetë, ndonëse kanë banesa private në verifikueshme në Tiranë (banesa të dyta, të treta, madje edhe pronarë ndërtesash me apartamente, etj), deklarojnë në Kuvend një vendbanim tjetër, kryesisht në zonat e largëta elektorale. Me këtë veprim ata përfitojnë trajtim të veçantë financiar për udhëtimin e strehimin që shkon në konvertim nga 500 deri 1100 euro/muaj.
Pra, përmes deklarimeve formale (certifikata e regjistrim në zonat elektorale) ata zyrtarisht quhen të pastrehë në Tiranë dhe trajtohen si të tillë, megjithëse posedojnë në Tiranë apartamente, vila apo banesa të tjera private e familjare. Absurdi, sipas të cilit me taksat qytetare paguajmë shtrenjtë me çmime hoteli deputetë që flenë në shtëpinë e tyre të dytë/tretë private, meriton vëmendje dhe reagim institucional të menjëhershëm.
ISP vlerëson se kemi të bëjmë me spekulim në deklarim dhe shkelje flagrante të ligjit, përvetësim të paligjshëm të pagesave për akomodimin etj, vepër penale për të cilin çdo qytetar tjetër në RSH mund të penalizohet me burgim. Në rastin e deputetëve që kanë bërë deklarime të tilla, nuk ka pasur hetim dhe nuk ka praktikë aktuale hetimore. Rregullorja e Kuvendit dhe ligji mbi Statusin e Deputetit nuk përcaktojnë mekanizma verifikimi, por marrin të mirëqenë deklarimin e vetë deputetit, – duke proceduar direkt me pagesat mujore”, shkruan ISP. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova