Ndryshimet në Kodin penal të Maqedonisë parashohin burg për manipuluesit e votës
Shitja e votave në zgjedhjet lokale mund t’ju kushtojë shtrenjtë jo vetëm atyre që ofrojnë para ose favore të tjera, por edhe vetë qytetarëve që do të pranojnë të shesin votën e tyre. Me ndryshimet në Kodin Penal parashihet dënim me së paku 5 vite burg e më shumë për atë që do ta shes votën e tij. I njëjti dënim vlen edhe për atë që do ta blejë votën e qytetarit. Dënimi prej të paktën 5 viteve burg parashikohet jo vetëm në rastet kur merren paratë, por edhe në ato raste kur premtohet ose dakordohet shitja e votës dhe ende pa marë shpërblimin e fituar.
Kodi penal – Neni 162: 1. Ai që personit me të drejtë vote i ofron, jep ose premton shpërblim ose interes tjetër, me qëllim që ta përfitojë që mos ta kryejë ose si ta kryejë të drejtën e zgjedhjes, do të dënohet me burg prej së paku viteve. Me dënimin e nenit 1 do të dënohet edhe personi me të drejtë vote i cili do të kërkojë për vete shpërblim ose interes tjetër, ose do të pranojë dhuratë ose interes tjetër, për ta kryer, mos ta kryejë ose si ta kryejë të drejtën e e zgjedhjes.
Kodi Penal parashikon dënime me burg edhe për shkeljen e privatësisë së votimit që në shumë cikle të kaluara zgjedhore është përfolur si një formë tjetër e presionit dhe shitjes së votës. Më keq do të kalojnë personat zyrtarë të cilët do të dënohen nga 5 vite burg e më lartë vetëm nëse tentojnë të pyesin dhe mësojnë se për kënd ka votuar një qytetar.
Kodi penal – Neni 163
1. Ai që gjatë zgjedhjeve ose gjatë votimit do ta shkel privatësinë, do të dënohet me së paku tre vite burg.
2. Nëse veprën e paragrafit 1 e kryen ndonjë anëtarë i organit zgjedhorë ose person tjetër zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me zgjedhjet ose votimin, do të dënohet me të paktën pesë vite burg.
3. Me dënimin e paragrafit 2 do të dënohet edhe ai që përdor dhunë, kërcënim serioz, përdorim të varësisë zyrtare, ekonomike ose të punës ose formë tjetër, që do të ndikojë te tjetri të tregojë nëse ka votuar dhe si ka votuar.
Me ndryshimet në Kodin Penal parashikohen dënime rigoroze edhe për personat të cilët do të pengojnë procesin zgjedhor në të gjitha fazat, ditën e votimit, shpalljen e rezultateve, dëmtimin e materialit zgjedhor dhe vepra të tjera. Dënimi minimal për pjesën dërmuese të këtyre veprave fillon nga 3 gjegjësisht 5 vite burg duke u rritur varësisht nga natyra e veprës dhe dëmet e shkaktuara./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025