Referendumi për pavarësinë e Katalonjës që u mbajt javën e kaluar përveç reagimit të ashpër të Qeverisë së Spanjës e cila me forca policore tentoi ta ndalë këtë veprim të katalonëve, ka nxituar reagime edhe në arenën ndërkombëtare.
Autoritetet e Serbisë, Presidenti, Qeveria nëpërmjet deklaratave i kanë reaguar Komisionit Europian që nëpërmjet një reagimi theksoi se referendumi për pavarësinë e Katalonisë është ilegal sipas Kushtetutës së Spanjës.
Serbët konsiderojnë se Brukseli është dashur të reagojë në këtë mënyrë edhe në rastin e pavarësisë së Kosovës, pasi sipas tyre, Kosova dhe Katalonja janë raste të ngjashme.
Por, në vitin 2007, kur Ndërmjetesi i OKB-së në bisedimet Kosovë – Serbi, Marti Ahtisaari, kur kishte dorëzuar në Këshill të Sigurimit të OKB-së Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin kishte përmendur rrethanat që rastin e Kosovës e bëjnë unik.
Ahtisaari e kishte potencuar tekstualisht se Kosova nuk mund të shërbejë si precedent për pavarësimin e rajoneve tjera në botë.
Por çfarë u shkruante për këtë çështje ish-Presidenti i Finlandës vendeve anëtarëve të KS të OKB-së në letrën ku rekomandonte pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën?
Gazeta Express sjell pjesë të kësaj letre të vitit 2007, ku Ahtisaari argumenton se Kosova është rast sui generis që nuk mund t’u shërbejë rajoneve tjera në botë si model për pavarësi:
Kosova është rast i veçantë që kërkon zgjidhje të veçantë. Kosova nuk krijon precedent për konfliktet tjera të pazgjidhura. Në miratimin në mënyrë unanime të Rezolutës 1244 (1999), Këshilli i Sigurimit u përgjigjet veprimeve të Milosheviqit në Kosovë duke ia mohuar Serbisë rolin në qeverisjen e saj dhe duke e vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, si dhe duke e parashikuar një proces politik të dizajnuar për përcaktimin e të ardhmes së Kosovës. Kombinimi i këtyre faktorëve i bën të jashtëzakonshme rrethanat e Kosovës.
Për më shumë se një vit e kam udhëhequr procesin politik të parashikuar në rezolutën 1244 (1999), duke shterur çdo mundësi të mundshme për arritjen e një zgjidhjeje të negociueshme. Qëndrimet e papajtueshme të palëve e kanë bërë të paarritshëm këtë synim. Megjithatë, pas gati tetë viteve administrim nga Kombeve të Bashkuara, statusi i Kosovës duhet patjetër të zgjidhet urgjentisht. Rekomandimi im për pavarësi, të mbikëqyrur fillimisht nga komuniteti ndërkombëtar, merr parasysh historinë e viteve të fundit të Kosovës, realitetet e Kosovës sot dhe nevojën për qëndrueshmëri politike dhe ekonomike në Kosovë. Propozimi im për zgjidhje, mbi të cilin do të bazohet pavarësia, bazohet në qëndrimet e palëve në procesin e negociatave dhe ofron kompromise për shumë çështje për të arritur një zgjidhje jetëgjatë. I bëj thirrje Këshillit të Sigurimit ta përkrahë propozimin tim. Përfundimi i kësaj episode të fundit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë do t’ia mundësojë rajonit hapjen e një kapitulli të ri në historinë e vet – një që bazohet në paqe, stabilitet dhe prosperitet për të gjithë. 26 mars 2007.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje