Për islamikët, parajsa është vendi i dedikuar lumturisë të përjetshme, dhe aty futen ato shpirtra (të cilët sipas myslimanët ndahen nga trupat e tyre në kohën e vdekjes), dhe që në jetë kanë jetuar si besimtarë, duke mbetur atje në përjetësi (Kur’ani, 2:82).
Parajsa është e njohur si Xheneti, një kopsht i harlisur dhe i pasur me burime dhe i vaditur me lumenj, gjithmonë me mjaltë, qumësht, verë dhe ujë të pastër. Ajo është projektuar për ata që kanë frikë nga Perëndia dhe të bekuarit.
Vetëm dëshmorët dhe profetët përfitojnë hyrjen e drejtpërdrejtë në parajsë, duke marrë nga pafundësia e dritës. Për secilin prej tyre ofrohen 70 dhoma të arta dhe të stolisura me gurë të çmuar, në të cilat janë vendosur 700 shtretër të shdritshëm, të cilët të rrethuar nga shumë krijesa qiellore.
Një nga veçantitë e parajsës islame, është se lejohen edhe disa kafshë. Cilat?
Deveja e Profetit Elia, dashi i Abrahamit, qeni, balena i Jonas, pela e Borakut, milingona dhe pupëza e Salomonit. Ashtu si të krishterët, myslimanët besojnë se jeta tokësore është vetëm një periudhë tranzicioni dhe përgatitje në funksion të kësaj bote hyjnore të lumtur dhe të amshuar, që është parajsa. Do të vijë një ditë kur i gjithë universi, do të shkatërrohet dhe të vdekurit do të rringjallen me ndërhyrjen e Perëndisë. Kjo ditë (Dita e Gjykimit), do të jetë fillimi i një jete të përjetshme. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë
Djali e futi macen në shtrat, sjellja ndaj kafshës shtëpiake preku njerëzit
Skenë gazmore nga Kroacia – kësi pushuesi vështirë se keni hasur në plazh
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251