Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për herë të dytë do të mbledh në takim këshillin ministror për Integrim Evropian, për të diskutuar për zbatimin e agjendës së reformave evropiane.
Takimi do të mbahet nesër dhe do të kryesohet nga kryeministri Haradinaj, si dhe ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha.
Në takimin e parë, i cili është mbajtur ditë më parë, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se tash e tutje, ky këshill do të mbajë takime të rregullta javore.
Ai i ka obliguar ministrat që të vijnë në takime dhe të raportojnë për përmbushjen e kërkesave.
“Kosova duhet në afatin kohor që ka përpara vetes të implementojë këto detyra qeverisëse. Ministrat duhet të vijnë me raportim preciz, por edhe institucionet tjera që ju takojnë detyra, në mënyrë që ne të mund të vërtetojmë që zbatimi i MSA-së është proces që po ndodhë”, pati thënë Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj ka rikujtuar se dokumenti në fjalë parasheh detyrat e këtij viti, dhe se në fund të vitit do të saktësohen detyrat tjera që dalin nga ky proces.
“Ne kemi deklaruar si partner qeverisës, si koalicion, si Qeveri tanimë, se e kemi prioritet integrimin evropian, MSA-në. Kemi paraparë që me përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA-ja, aplikimin për statusin e kandidatit të Kosovës për anëtarësim në BE, kuptohet që puna është e madhe. Nuk e bëjmë këtë për hatër të BE-së, e bëjmë për të mirën e qytetarëve të vendit, atyre që jetojnë në Kosovë, dhe nga ana ime unë do të jem koleg në këtë temë, si dhe do të kërkojmë që të kemi kolegë dhe të punojmë bashkë me të gjithë mekanizmat e BE-së që punojnë në Kosovë dhe me znj. Apostolova dhe kolegët tjerë”, tha kryeministri.
Takimi i fundit i këtij niveli ishte mbajtur në majin e 2013-ës, në kohën kur kryeministër ishte Hashim Thaçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë