LAJMI I FUNDIT:

Karaxhovski nuk ka dyshime për punën e gjykatave në Maqedoni, nuk beson se ka pasur keqpërdorime

Karaxhovski nuk ka dyshime për punën e gjykatave në Maqedoni, nuk beson se ka pasur keqpërdorime

Kryetari i këshillit gjyqësorë të Maqedonisë, Zoran Karaxhovski ka thënë se sipas asaj që din ai nuk ka pasur montim të lëndëve dhe dyshime se ndonjë nga lëndët e PSP janë ndarë tek gjykatës të caktuar sipas sistemit të shpërndarjes së lëndëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Karaxhovski ka thënë se as kontrollet e rregullta por as ato të jashtëzakonshmet e sistemit të Gjykatës themelore Shkupi 1 me të cilën drejton Aleksandra Zafirovska nga Këshilli, e as në Gjykatën e apelit e madje as ato që i ka bërë vet ai personalisht nuk ka hasur në ndonjë parregullsi në ndarjen e lëndëve.

Edhe krahas publikimit të informacioneve se disa gjykatës kanë keqpërdorur sistemin kompjuterik, tek ai nuk ka arritur asnjë informacion nga gjykatësit se ka keqpërdorime të sistemit, ndërkohë që disa gjykatës tre vitet e fundit ankohen se lëndët po montohen.


Para dy ditëve një ekip i prokurorisë speciale ka hyrë në zyrën e kryetarit të gjykatës themelore Shkupi 1 Vladimir Pancevski dhe dy bashkëpunëtorëve të tij duke marë kështu dëshmi të shumta.

Edhe anëtarë të komisionit pranë Ministrisë së drejtësisë para dy ditëve kanë bërë revizion në sistemin e drejtimit të lëndëve në gjykatën penale.

Gjykatësi Lazar Nanev i cili është kryetarë i komisionit pas daljes nga gjykata ka deklaruar se duhet që të vërtetojnë gjendjen në ndarjen e lëndëve, ndërkohë që edhe në raportin e Pribes thuhet se ka indikacione për keqpërdorim të sistemit të ndarjes së lëndëve në gjykatë./Telegrafi/