Kuvendi i Kosovës duhet të ketë një rol shumë më aktiv në procesin e dialogut dhe marrëveshjeve të arritura me Serbinë, është thënë në një debat të organizuar ndërmjet shefave të grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Në këtë debat, janë prezantuar qëndrime të ndryshme nga partitë në pushtet dhe ato në opozitë rreth qasjes dhe mënyrës së vazhdimit të bisedimeve në Bruksel, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq është theksuar nevoja e ndryshimit të agjendës, formatit dhe aspektit të zbatimit të marrëveshjeve.
Deputeti i Partitë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica kërkoi transparencë më të madhe në lidhje me procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.
“Për çdo marrëveshje rreth dialogut me Serbinë, Kuvendi duhet të jetë i informuar. Dhe ata të cilët e udhëheqin dialogun, kushdo qofshin prej institucioneve, duhet të raportojnë në Kuvend”, ka thënë Reçica.
Diskutimet mes shefave të grupeve parlamentare janë organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI). Aty është përmend edhe kërkesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për fazën e ardhshme të dialogut të krijohet një Ekip i Unitetit nga të gjitha instancat politike në vend.
Një ide e tillë, sërish është hedhur poshtë nga opozita.
Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se ndërlikueshmëria e këtij dialogu imponon një koordinim të të gjitha institucioneve, kurse Kuvendi i Kosovës, sipas tij, duhet të jetë në qendër të këtij procesi.
“Dialogu me Serbinë është shumë e rëndësishme që t’i kthehet Kuvendit të Kosovës. Kuvendi duhet të jetë epiqendra e dialogut, konceptuesi dhe ndërtuesi i këtij dialogu me Serbinë, gjithsesi në bashkëpunim edhe me Qeverinë edhe më subjektet pavarësisht spektrit të cilit i përkasin”, ka thënë Konjufca.
Mirëpo, ka vijuar ai, Vetëvendosje e refuzon strategjinë e presidentit Hashim Thaçit dhe nuk do t’i bashkohet atij.
“Është një aventurë politike shumë e rrezikshme. Sa ishte kryeministër, dialogu ishte në mandatin e tij, tash që u bë president, kë e pyeti Hashim Thaçi që mandati (për dialogun) t’i kalojë presidentit”, ka thënë Konjufca.
Ndërkaq, Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se dialogu më Serbinë duhet të ketë format dhe agjendë tjetër. Edhe Isufi, shtroi nevojën që për dialogun me Serbinë, Qeveria t’i raportojë Kuvendit.
“Kuvendi duhet të jetë institucioni i cili duhet të përcjell në vazhdimësi bisedimet që mund të ekzistojnë. Dhe, përveç marrjes pjesë në krijimin e një platforme e cila do të përcaktonte saktë se cilat do të jenë segmentet e bisedimeve, po ashtu edhe nga përfaqësuesit që marrin pjesë në bisedimet, në emër të shtetit të Kosovës, t’i raportojnë Kuvendit të Kosovës”, ka theksuar Isufi.
Në anën tjetër, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha se pas gjashtë viteve që nga fillimi i dialogut në Bruksel, kohëve të fundit përveç ngecjes në planin e zbatimit të marrëveshjeve, raportet në mes Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar.
Deri më tani Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Qëllimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Bashkimit Evropian është relaksimi i raporteve ndërmjet dy vendeve në mënyrë që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë tutje me procesin e integrimit evropian. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare – të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe