LAJMI I FUNDIT:

Shkollat profesionale për IT lehtësojnë punësimin në Gjermani

Shkollat profesionale për IT lehtësojnë punësimin në Gjermani

Sipas artikullit të publikuar kohë më parë në telegrafi.com, tregohet se në Gjermani është rritur numri i vizave të punës për 70% për  shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë nga ballkani, vetëm në 8 muajt e parë të vitit 2017. “Die Welt” i kushton dy artikuj temës së punësimit të të huajve në Gjermani. Në tetë muajt e parë të vitit është rritur në 63.000 numri i vizave të punës të lëshuara nga Agjencia Federale e Punësimit”, shkruan gazeta „Die Welt”, duke iu referuar të dhënave që posedon nga kjo agjenci.

Sipas uebfaqes Make It In Germany, Gjermania ofron perspektive për profesionistët e IT-së. Vetëm gjatë vitit 2014, rreth 960,000 persona janë të punësuar në fusha të ndryshme të IT-së, me të hyra që e tejkalojnë shumën prej 63.3 miliard € për shtetin gjerman. Ofruesit e shërbimeve në teknologji informative, telekomunikim dhe shërbime të internetit përbëjnë punëdhënësin e dytë më të madh në industrinë gjermane. Sipas një ankete të bërë nga një kompani gjermane BITCOM, ka rezultuar se rreth dy të tretat (68%) e kompanive synojnë që të krijojnë vende të reja pune. Megjithatë, jo gjithmonë mund t’i gjejnë të gjithë punëtorët e kualifikuar në Gjermani. Prandaj, kjo rritje e numrit të vendeve të reja të punës për specialist të IT-së ka shënuar rritje të tregut.

Cacttus Education, si shkollë e lartë profesionale, synon t’i plotësojë kërkesat e tregut si vendor ashtu edhe ndërkombëtar për profesionistë të IT-së. Me fokus në anën praktike të studimeve dhe duke u bazuar në plan program ndërkombëtare, studimet në Cacttus Education nxjerrin profesionistë të aftë për t’u inkuadruar menjëherë në tregun e punës.


Studimet në njërin nga drejtimet: Administrim i Rrjeteve dhe Sistemeve apo Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile, të përgatisin për të punuar në profesionet më të kërkuara në fushën e teknologjisë. Si rrjedhojë punësimi si brenda edhe jashtë vendit bëhet shumë më i lehtë. Duke pasur parasysh kërkesën e madhe ndërkombëtare në fushën e teknologjisë, veçanërisht në Gjermani, Cacttus Education përgatitë studentët për të qenë pjesë e fushës së teknologjisë në një nivel botëror.