LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen tërmete në Maqedoninë lindore

Regjistrohen tërmete në Maqedoninë lindore

Seri e tërmetëve para dy orëve është regjistruar në nëntokën e Maqedonisë lindore.

Pehçeva dhe Koçani janë qytetet ku Observatori seizmologjik pranë Fakultetit Maetmatiko-natyror në Shkup, sot ka regjistruar tërmet, prej të cilëve më i forti ka qenë 3.5 shkallë sipas rihterit, i regjistruar në orën 14:53, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Epiqendra e tërmeteve ka qenë gjashtë kilometra në perëndim të Pehçevës, ndërsa dridhjet janë ndjerë me intenzitet prej tre deri katër gradë, sipas shkallës makroseizmike evropiane./Telegrafi/