Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo, sa ishte në KQZ nuk ka deklaruar pasuri të luajtshme as të paluajtshme.
Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo që pasi e mori këtë pozitë u akuzua nga disa banorë të Lagjes Dardania” në Prishtinë për keqtrajtim të tyre para e gjatë luftës në një kronikë të shfaqur në KTV, në deklarimin e pasurisë këtë vit nuk kishte raportuar pasuri të luajtshme e as të paluajtshme.
Rikalo ishte i obliguar ta deklarojë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasi ishte anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, para se të bëhej ministër në shtator.
Në deklarimin e pasurisë të bërë në mars të këtij viti, Rikalo tregoi se ka 100 për qind të aksioneve në shoqërinë komerciale “Future System” dhe 50 për qind të tyre në “Fruid Land”.
Ai deklaroi se ka obligime kreditore prej 10 mijë eurove.
Rikalo gjithashtu deklaroi pagën vjetore prej 16 mijë e 173 eurove si anëtar i KQZ-së.
Dje në Kuvend me kërkesë të LDK-së u debatua për akuzat e banorëve të një kompleksi banesor në “Dardani” të Prishtinës ndaj Nenad Rikalos, por nuk kaloi mocioni për shkarkimin e tij. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare