LAJMI I FUNDIT:

Transporti i të burgosurve, shkak për shtyrjen e seancave gjyqësore në Maqedoni

Transporti i të burgosurve, shkak për shtyrjen e seancave gjyqësore në Maqedoni

Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor anëtarët rishikuan pikën e mossjelljes së të burgosurve ose akuzuarve në seancat gjyqësore.

Aleksandra Zafirovska në seancë tha se 50 për qind e arsyeve për shkak të së cilave shtyhen seancat gjyqësore, janë pikërisht problemet me transportin e të akuzuarve nga institucionet ku e vuajnë dënimin në gjykatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Anëtrët e Këshillit, në të cilën nuk mori pjesë ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, kërkuan takim me ministrin e Financave dhe të Drejtësisë, si dhe takim me drejtorin e Drejtorisë për vuajtjen e dënimeve, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për problemin.


Si arsye për mossjelljen e të akuzuarve dhe burgosurve në gjykata, thonë se është mungesa e mjeteve për kushte dhe për transport.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski, deklaroi se blerja e tri makinave për transport të personave të burgosur duhet të bëhet nga Drejtoria për vuajtjen e sanksioneve dhe se ky problem ekziston me vite./Telegrafi/