LAJMI I FUNDIT:

Pyetjet që duhet t’ia bëni vetes para se të ndaheni nga partneri

Pyetjet që duhet t’ia bëni vetes para se të ndaheni nga partneri

Lidhjet mund të jenë të vështira – tërë bota e din se është lehtë të premtohet një kompromis, por shumë më vështirë të mbahet ai premtim

Nëse mendoni se lidhja juaj po dobësohet, ose se jeni duke u kënaqur më pak, ose edhe se vëmendja për njëri-tjetrin është duke u shuar, padyshim se mund të jetë e vështirë të kuptohet nëse këto ndjenja janë momentale apo duhet vërtetë të përfundon lidhja, transmeton Telegrafi.

Linda Caroll, terapiste e çifteve me 35 vite përvojë pune, së fundit ka folur për këtë dilemë.


Këto janë rekomandimet e saja në formë të pyetjeve, të cilat do t’ju ndihmojnë nëse jeni në ndonjë pozitë të tillë:

A jeni duke u kujdesur për veten?

Nëse nuk jeni duke bërë ushtrime fizike, duke medituar apo duke e shfrytëzuar një pjesë të kohës për ta larguar stresin, atëherë normalisht se nuk mund ta fajësoni partnerin për mungesën e lumturisë tuaj.

Fundja fundit, vet ju jeni përgjegjës për lumturinë tuaj!

A dëshironi vërtet ta lini këtë person?

Mund të jeni e gatshme të largoheni, por merrni pak ditë pushim për t’i menduar gjërat mirë dhe shikoni çfarë po ndodhë.

A jeni mërzitur me këtë person, apo lidhja është duke stagnuar?

Nëse ka gjëra të cilat mund të ndryshohen nga ju të dy për ta përforcuar lidhjen, atëherë mendoni gjërat mirë.

A i keni biseduar problemet tuaja me partnerin?

Nuk mund të prisni nga partneri ta zgjidhë një problem që nuk e din se ekziston.

As nuk duhet të prisni nga partneri që ta lexojë mendjen tuaj, por bisedoni për problemet dhe, nëse keni qenë për një kohë të gjatë së bashku, mendoni mirë rrethanat dhe zgjidhni më të mirën për ju të dy. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Psikoprofil
Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer

Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer

Estetikë
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Keshilla Modë
Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?

Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?

Femra
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Kalo në kategori