LAJMI I FUNDIT:

Kishin përfshirë fëmijët në fushatë të Lirak Çelajt, PZAP dënon PDK-në

Kishin përfshirë fëmijët në fushatë të Lirak Çelajt, PZAP dënon PDK-në

Një aktivitet i kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, në lagjen Dardania të Prishtinës, në të cilin janë përfshirë fëmijët, i ka kushtuar me një gjobë ta majme Partisë Demokratike të Kosovës.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka shqiptuar gjobën në shumë prej 3,500 euro Partisë Demokratike të Kosovës për përfshirjen në fushatë të fëmijëve.


Këtë gjobë, PDK urdhërohet ta paguajë brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të vendimit “nën kërcënim të përmbarimit”.

Një ankesë e BIRN dhe Internews Kosova ndaj një spoti politik të kandidatit për kryetar të Prishtinës të PDK-së që ka qarkulluar në rrjetin social “Facebook”, ka rezultuar me shqiptimin e një gjobe prej 3,500 euro për shkak të përfshirjes së personave nën moshën 18 vjeçare.

PZAP ka gjetur se PDK nuk është sjellë në përputhje me rregullativën zgjedhore që rregullon këtë çështje dhe si e tillë i ka shqiptuar gjobën përkundër arsyetimit të dhënë nga PDK se fëmijët janë përfshirë rastësisht në pamjet e kamerës te një grumbull mbeturinash.

BIRN në vazhdimësi ka paraqitur ankesa në PZAP ndërsa vetëm në zgjedhjet e përgjithshme si rezultat i ankesave të BIRN janë shqiptuar 33 mijë euro gjobë ndaj subjekteve të ndryshme politike.

Lidhur me përdorimin e fëmijëve në fushata zgjedhore disa herë ka alarmuar edhe Avokati i Popullit.
Partia Demokratike e Kosovës ndaj vendimit të PZAP-së mund të ankohet në Gjykatën Supreme të Kosovës. /kallxo.com/

Në trend

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Kalo në kategori