LAJMI I FUNDIT:

Ushtron dhunë ndaj gruas dhe babait

Ushtron dhunë ndaj gruas dhe babait

Seksioni për Krimet në Shqipëri, ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet S.L. të moshës 42 vjeç, banues në Berat, pasi në banesën e tij për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit L.L, 71 vjeç, dhe bashkëshortes G.L, 35 vjeçe.

“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, ka njoftuar Policia e Shtetit”, thuhet në njoftim./Telegrafi/