LAJMI I FUNDIT:

Republika Çeke, vend i kryeveprave arkitekturale dhe trashëgimi elegante e Epokës Mesjetare (Foto)

Republika Çeke, vend i kryeveprave arkitekturale dhe trashëgimi elegante e Epokës Mesjetare (Foto)

Njerëzit e vizitojnë Republikën Çeke për t’u inspiruar. Qytetet spektakulare që ngjasojnë me lodra, janë të mbushura me kryevepra arkitekturale të cilat e kanë shndërruar këtë shtet në një nga vendet më të bukura në Evropë – dhe në tokë të premtuar për fotografët!

Mund të ecni në rrugët e Pragës për ditë të tëra, dhe ta përjetoni trashëgiminë elegante të Epokës Mesjetare: kështjellat e lashta, fortesat, kishat, sheshet… dhe urat e shumta! – transmeton Telegrafi.

Duke vështruar bukurinë arkitekturale të Pragës, çdo person mund të dyshojë se ky qytet, njëjtë sikurse çdo qytet tjetër i Çekisë, është ndërtuar nga një person i cili vjen nga ndonjë botë fantazie.


Ndërtesat dhe urat janë tejet të lezetshme, të strehuara mes shtëpive moderne, çative me tjegulla, dyqaneve e kopshteve të vogla, etj.

Jo vetëm se Republika Çeke është një shtet i mbushur me sharmë mesjetar, por është gjithashtu vend i cili i ofron peizazhe baritore.

Fushat e Moravisë dhe Zvicrës Bohemiane, lumenjtë e bukur, dhe malet përrallore do t’ju bëjnë të bini në dashuri me këtë vend qysh në shikim të parë.

Prandaj, nëse jeni duke kërkuar ndonjë vend magjepsës për t’i kaluar pushimet, Republika Çeke mund të jetë vendimi i duhur për ju – kjo sepse çdo njëri nga ne kemi nevojë për pak magji përrallore në jetët tona. /Telegrafi/

Dimri në Pragë

Ngjyrat magjepsëse të vjeshtës në Pragë

Moravia – një nga regjionet më piktoreske të Republikës Çeke

Urat e famshme të Pragës

Vjeshta në Bohemi

Ura ‘Charles’ gjatë perëndimit të diellit, Pragë

Fushat në Moravinë Jugore

Parku Nacional Sumava