Analistët e vlerësojnë si pozitive javën e parë të fushatës zgjedhore në Maqedoni
Në përmbyllje të javës së parë të fushatës zgjedhore, analistët vlerësojnë se ajo ka qenë e qetë, pa incidente të theksuara dhe pa tensione të mëdha mes qytetarëve të nxitura nga partitë politike dhe oponentët e tyre.
“Ky është fryti i përvojave të kaluara nga ciklet zgjedhore kur në fillim të fushatës kemi pasur retorikë shumë të ashpër, parregullësi, incidente, etj. Kjo ngjan me diçka që Maqedonia duhet ta praktikojë edhe në ciklet e ardhshme zgjedhore në periudhën e ardhshme. Shoh që edhe retorika e liderëve dhe folësve në këtë fushatë në sasi të madhe ka ndryshuar. Gjithsesi bëhen sulme të caktuara megjithatë retorika është me e butë që më bën të mendoj se Maqedonia tashmë hapëron drejt demokracisë parlamentare dhe drejt agjendës evropiane zgjedhore”, deklaroi analisti Vllado Dimovski.
Sipas Dimovskit, në ditët e mbetura të fushatës zgjedhore, retorika nacionaliste mund të rritet por ka përfunduar koha e nxitjes së tensioneve dhe konflikteve mes grupeve etnike.
Albert Musliu nga ana tjetër, vlerëson se zbutja e tensioneve dhe retorikës ndëretnike është si rezultat e përvojës së hidhur pas zgjedhjeve parlamentare, por edhe përshkak të nevojës së bashkëpunimit mes partive nga blloku shqiptar dhe maqedonas, në disa komuna të caktuara.
“Vërehet zbutje përshkak të nevojës së bashkëpunimit në zgjedhjet lokale. Ne, bashkëpunim në zgjedhjet lokale kemi pasur që prej pavarësisë së Maqedonisë. Ka shumë komuna specifike ku njërit ose tjetrit komunitet i duhen votat e komunitetit tjetër dhe mendoj se kjo është edhe shkaku i zbutjes. E dyta, ne kaluam një cikël shumë të keq pas zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit. Vërehet një tendencë për një reformim ose ndryshim të qasjes edhe te subjektet që ishin më eksplicite nacionaliste”, tha analisti tjetër Albert Musliu.
Fushata zgjedhore ka filluar më 25 shtator dhe do të zgjasë deri në mesnatën e 13 tetorit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025