LAJMI I FUNDIT:

Jeta imagjinare: Enertila që zhvati drejtorin e Postës, ka 30 profile të rrejshme në Facebook

Jeta imagjinare: Enertila që zhvati drejtorin e Postës, ka 30 profile të rrejshme në Facebook

27-vjeçarja Enertila Beqja, e akuzuar për mashtrimin dhe zhvatjen e 60 milionë lekëve të vjetra (mbi 42 mijë euro) ndaj Barush Ahmetit, drejtor i postës në Manzë. rezulton me dhjetëra profile në Facebook.

Ajo ka krijuar një jetë imagjinare. I dashuri i saj imagjinar është Albano Stafa i cili jeton në Itali sipas vajzës dhe prindërve të saj. Aq shumë është ngulitur ky personazh në mendjen e 27-vjeçares sa vajza ka menduar se është edhe shtatzënë me të.


Të gjitha ëndrrat i ka krijuar me Albanon, dhe mbiemrin e saj e ka vendosur Stafa ku ka një foto së bashku me nënën e saj.

Madje ka krijuar edhe familjarët e saj imagjinarë, kunata dhe njerëzit e tjerë të afërm. Për çdonjërin prej tyre ka hapur nga një profil në Facebook.

Enxhi Stafa dhe Xhesika Stafa janë motrat imagjinare të Albanos, të cilat komentojnë në fotot e Enertilës. Por, edhe adresa të tjera, Anjeza Stafa Enxhi dhe Emanuela Stafa, Nisa Stafa janë disa prej adresave që ajo kishte hapur.

Enertila u përgjigjet komenteve të kunatave të saj, me ikonat e dy shoqeve të lumtura, ndërsa të tria adresat e Facebook janë të hapura e menaxhohen prej saj.

Në një tjetër postim të saj vihet re se personazhi “Elona Gjoka” me të cilin ka komunikuar me 30-vjeçarin Barush Ahmeti, nuk mungon t’i japë pëlqim postimit të saj.

Albano Stafa është i dashuri i saj i ëndërruar, emër të cilin edhe nëna Emineja dhe e babai i saj Myrtezai e njohin si të fejuarin e vajzës së tyre, i cili do të vijë t’ju kërkojë dorën e saj në shtëpi për martesë.

Miku i zemrës së 27-vjeçares që vuan nga “Pseudologjia” ka një profil po aq të rremë sa edhe Elona Gjoka, apo shumë emra të tjerë të cilët janë miq të përbashkët rreth Enertila Beqjës.

Albano Stafa nuk ka asnjë shok. Foto profil është barku i një gruaje shtatzënë, ndërsa postimi kryesor është një foto ku dy duar e një mashkulli dhe një femre rrinë së bashku të lidhur.

Një çift buzë deti të përqafuar, dhe të dashuruar janë dy postimet më të hershme, foto këto që rëndom i gjen në motorin e kërkimit në Google.

Një varëse floriri me shkronjën “A” mbi një pistoletë, dhe një tufë me euro, kanë qenë postimi i parë i Albano Stafës të fejuarit imagjinar të Enertila Beqjas.

Me shumë personalitete njëherësh, 27-vjeçarja Enertila Beqja ka krijuar botën e saj të ëndrrave, ku ka një të fejuar, është shtatzënë, ka kunata, kunetër nga Albano e gjithçka tjetër me të cilën përbëhet familja. /BalkanWeb/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori