LAJMI I FUNDIT:

Sqarohet Frashër Krasniqi: Milaim Zeka është mashtrues, seksist, fyes i grave dhe vajzave…

Sqarohet Frashër Krasniqi: Milaim Zeka është mashtrues, seksist, fyes i grave dhe vajzave…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, është sqaruar lidhur me përleshjen fizike që kishte sot me deputetin e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, duke kërkuar falje për situatën e krijuar, ka thënë se nuk e ka llogaritur se sa e vështirë është të përmbahej në debat me Zekën.

“Pushtetit kriminal të Klanit Pronto nuk i ka mbetur përfaqësues tjetër përveç Milaim Zekës. Me ta nuk mund të bisedosh për politikë, ekonomi, etj. E vetmja gjuhë që dijnë është gjuha e shpifjeve dhe fyerjeve të rënda”, ka shkruar Krasniqi.


Postimi i plotë i Krasniqit:

“Të dashur qytetarë,

Më vjen keq për situatën që u krijua sot.

Dola në debat me Milaim Zekën, duke mos e llogaritur se sa e vështirë është të përmbahesh në debat me një njeri të tillë. Pavarësisht mesazheve mbështetëse, nuk do të dëshiroja që çështjet politike të zgjidhen në këtë mënyrë.

Pushtetit kriminal të Klanit Pronto nuk i ka mbetur përfaqësues tjetër përveç Milaim Zekës. Me ta nuk mund të bisedosh për politikë, ekonomi, etj. E vetmja gjuhë që dijnë është gjuha e shpifjeve dhe fyerjeve të rënda.

Ata, përballë argumenteve dhe fakteve tona, kanë vënë shpifjet dhe gjuhën denigruese që është bërë e padurueshme.

Milaim Zeka, që është mashtrues i mërgatës shqiptare, shok i ngushtë i Xhabir Zharkut që ndjeket nga Republika e Kosovës për krim të organizuar, keqpërdorues i hapësirës publike të Televizionit Publik, seksist dhe fyes i grave dhe vajzave, ofendues i qytetarëve të Kosovës, bashkëpunëtor i kriminelëve të Klanit Pronto, etj… ka degraduar çdo debat politik.

Edhe njëherë, ndjej keqardhje ndaj jush për krejt këtë situatë” (sic), ka shkruar Krasniqi. /Telagrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori