Prestigjozja franceze, “Le Figaro”, ka botuar të premten e 29 nëntorit 1912, në faqen e dytë, rrëfimin e dëshmitarit që gjendej me Ismail Qemalin dhe suitën e tij në bordin e anijes “Bruenn”. Gjithçka ka filluar në Trieste, më 19 nëntor 1912, ku itinerari i parashikuar fillimisht, Trieste-Brindisi- Patras, është ndryshuar. Çfarë ka ndodhur më konkretisht gjatë asaj dite?
“Një nga miqtë tanë, që po nisej më 19 nëntor, në Trieste, na dërgoi dje këtë lajm interesant :
‘Unë jam dëshmitari i një ngjarjeje për të cilën do të flasë Evropa, ndoshta nesër, dhe se ndoshta do të ketë një ndikim të madh në ngjarjet që po ndodhin aktualisht në Ballkan.
I nisur dje në Trieste në bordin e ‘Bruenni’” drejt Patrasit, ne do të arrinim fillimisht, sipas itinerarit, në brigjet e Brindisit, gjatë mbrëbjes. Por, sapo filluam të largoheshim nga Trieste, filluan të qarkullonin zëra se do të zbarkonim në Durrës, ku princi shqiptar Qemal Beu, me suitën e tij, e cila gjendej në mesin e udhëtarëve të tjerë, do të zbriste për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë.
Në fakt, ne dalluam Ismail Qemal Beun në ‘business class’. Ai është një burrë i një farë moshe. I rrethuar nga një duzinë personazhesh të tjera, ai duket serioz dhe simpatik. Pra, kësaj mbrëmje, të mërkure, na konfirmojnë se rreth orës dhjetë do të jemi afër Durrësit.
Po atë orë, me një mot të bukur – mes dritës së hënës dhe qetësisë së plotë – ne dalluam nga larg ndriçimin e një anije, atë të avullores “Wurmbrand” të Lloidit austriak (kompania më e madhe detare e perandorisë austro-hungareze). ‘Bruenni’ u ndal 200 metra larg saj. U zbritën shkallët, pastaj barkat në të cilat Qemal Beu dhe suita e tij u akomoduan për të shkuar drejt ‘Wurmbrandit’.
Ja detajet që unë mblodha dhe që po ua përcjell.
Princi shqiptar do të kalojë natën në bordin e kësaj anije dhe nesër ndoshta do të zbarkojë në Durrës për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë, dhe po ashtu në Shëngjin dhe Vlorë.
Unë bisedova për disa çaste me njërin prej personave të suitës së princit, një njeri që fliste admirueshëm gjuhën greke dhe italiane. Ai më tha se qëllimi i misionit të tyre ishte kthimi i Shqipërisë tek shqiptarët dhe se ata nuk do të lejonin që Serbia të merrte asnjërin nga portet që ajo lakmon.
Nga ajo që unë kuptova, pas krijimit të një qeverie të përkohshme, ata duan t’i ofrojnë fronin e Shqipërisë një princi të huaj. Unë mendoj se Austria gjendet në mesin e gjithë kësaj lëvizje, sepse Qemal Beu u fut në bordin e njërës prej anijeve të Lloid-it, e cila ndryshoi në mënyrë të tërthortë e të papritur itinerarin e saj. Së fundi, ai kaloi nga “Bruenn-i” në një anije tjetër të Lloidit, “Wurmbrandi”, e cila u nis drejt brigjeve shqiptare për këtë qëllim.” /Blogu Dars (Klos), Mat-Albania/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Letra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë
E bukura ndihet!
PËRRALLË PËR TË RRITUR
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?