LAJMI I FUNDIT:

Forum i përbashkët ekonomik mes Athinës dhe Shkupit

Forum i përbashkët ekonomik mes Athinës dhe Shkupit

Një delegacion i madh afaristësh grek nga sektori i ndërtimtarisë, ushqimit, qumshtit, venës dhe çelikut, nesër do të marrin pjesë në forumin dypalësh ekonomik në Shkup, që e organizon Lidhja e Odave Ekonomike (LOE), nën mbulimin e Universitetit të Kolumbisë në SHBA.

Delegacioni i afaristëve i udhëhequr nga Kirijakos Lefakis, do të qëndrojë në Maqedoni dy ditë, ku do të realizojnë takime edhe me kryetaren e LOE, Daniela Arsovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Forumi i përbashkët mes Maqedonisë dhe Greqisë mbahet si rezultat i marrëdhënieve të mira mes organizatave të dy vendeve.

Në 2015 për herë të parë në Maqedoninë e pavarur, LOE nënshkroi marrëveshjen e parë për bashkëpunim./Telegrafi/