LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet Memorandum për mbrojtje të azilantëve ndërmjet MPB dhe UNHCR-Maqedonia

Nënshkruhet Memorandum për mbrojtje të azilantëve ndërmjet MPB dhe UNHCR-Maqedonia

Sekretari shtetëror pranë Ministrisë për punë të brendshme, Magdalena Nestorovska realizoi takim pune me përfaqësuesit e UNHCR-së në Maqedoni. Doug Sigurdson dhe Dean Kladarin ku u nënshkrua Memorandum për mirëkuptim për përpilim të mjetit për përmirësimin e IBAS në lidhje me lëndët për azil, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtij Memorandumi është rritja e mbrojtjes për kërkuesit e azilit dhe personave nën mbrojtje ndërkombëtare në vend, në pajtim me gjyqësinë vendore, parimet ligjore ndërkombëtare për refugjatë gjyqësisë evropiane për azil.


Në takim u shpreh kënaqësia e dyanshme nga bashkëpunimi i deritanishëm intensiv, përpjekjet që bëhen në drejtim të ballafaqimit me pasojat e krizës së refugjatëve, në veçanti për pjesën e kërkuesve të azilit dhe u theksuan mundësitë për bashkëpunime të mëtejme nvrmjet MPB dhe UNHCR./Telegrafi/