LAJMI I FUNDIT:

USAID do të përkrahë Kosovën për qeverisje më të mirë ekonomike

USAID do të përkrahë Kosovën për qeverisje më të mirë ekonomike

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, ku u zotuan për bashkëpunim të ngushtë dhe partneritet të mëtutjeshëm drejt një qeverisjeje më të mirë ekonomike në Kosovë.

Ministri Hamza e informoi Hope për prioritetet e Ministrisë së Financave në reformën e sistemit të menaxhimit të financave publike, mbarëvajtjen e stabilitetit fiskal, si dhe forcimin e rolit të MF-së si institucion kyç në mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat.

Në të njëjtën kohë, Ministri Hamza e informoj Hope për proceset dhe sfidat kryesore fiskale, përfshirë këtu edhe ciklin buxhetor.


Ministri po ashtu kërkoj vazhdimin e përkrahjes së USAID-it për reformat e udhëhequra nga Ministria e Financave. Në këtë drejtim, ai posaçërisht theksoj nevojën për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve humane dhe institucionale në analizën ekonomike dhe avancim të kornizës së menaxhimit buxhetor dhe financiar.