Është dita e katërt me rradhë e fushatës zgjedhore komunale në Maqedoni. Kandidatët kanë filluar me shpalosjen e programit politik para qytetarëve. Telegrafi Maqedoni kësaj rradhe ka vendosur t’iu jep hapësirë kandidatëve në Komunën e Tetovës. Teuta Arifi aktualisht është kryetare dhe kërkon besimin e qytetarëve për një mandat të dytë. Adnan Neziri garon në zgjedhjet lokale. Ai përfaqëson Aleancën për Shqiptarët. Lëvizja Besa ka vendosur të garojë me kryetarin e Lëvizjes, Bilall Kasamin. Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka nxjerrë si kandidat Bardhyl Dautin. Ai shquhet, sipas partisë, si një ndër personat e besueshëm dhe intelektuali i vetëm që mund të menaxhojë komunën më së miri.
Kandidati i LR-PDSH-së, Adnan Neziri, garën për të parin e komunës së Tetovës, përpos një angazhimi dhe detyrimi profesional dhe moral, fillimisht në parim e sheh si autoritet që do t’i shërbejë çdo qytetari pa dallim për zgjidhjen e problemeve shoqërore që e tangojnë jetën e qytetarëve.
Ai nuk heziton që programin e tij politik ta paraqesë, vetëm e vetëm për të përçuar deri te çdo qytetarë programin, për hir të sensibilizimit të opinionit publik.
”Nevojë e menjëhershme e punës sonë me komunën e Tetovës do të jetë vendosja në shërbim i Transportit urban publik. Me transportin publik mendojmë se do të krijojmë kushte të mira për tkurrjen e ngarkesës së trafikut të qytetit dhe do të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit. Tetova vuan nga kaosi dhe trafiku i stërngarkuar, andaj kjo nevojë është e menjëhershme të vihet në zbatim, dhe me vendosjen e saj në praktikë qyteti do të frymojë lehtë dhe qytetarët do të mund të kryejnë nevojat dhe shërbimet e tyre pa pasur asnjë problem. Rëndësi të pakursyer do t’i japim dhe lirimit të bulevardeve nga parkimi i
gabuar i veturave, dhe do të sistemojmë garazhe në kate dhe do të krijohet klimë e mirë për pamjen e re të Tetovës.
Prioritet për drejtimin e komunës së Tetovës do të angazhohemi edhe në sferën e infrastrukturës së qytetit, lagjeve dhe malësisë së Tetovës. Ndër prioritet kyçe do të jetë zgjerimi i rrugës nga Teqeja Arabati Baba, duke i rregulluar trotuaret dhe ndriçimin publik në bashkëpunim me “Rrugët e Maqedonisë” si rrugë me përparësi për nevojat e qytetarëve.Fokus tjetër do të jetë hapja e kanalizimit në të gjitha pjesët urbane, rurale dhe lagjeve të qytetit të cilët gravitojnë në komunën tonë, dhe kjo do të shërbejë
në sanimin dhe rregullimin e infrastrukturës së qytetit. Investimet për Qytetin tonë do të jenë interes i përgjithshëm yni dhe çdo qytetar do ta ndjejë frymën e re që do të vijë. Me përkushtim dhe përgjegjësi qytetin e Tetovës do ta kthejmë për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.
Mbrojtja e mjedisit është pikë e rëndësishme e qeverisjes sonë me komunën e Tetovës, pasi mbrojtja e mjedisit përbën kushtin themelor ekzistencial të të gjitha qytetarëve për të pasur kushte optimale për jetë dhe mjedis të pastër pa deponi që mbysin qztetin në erë të pakëndshme. Deponia e krijuar në hyrje të qytetit duhet të zhvendoset dhe të krijojmë repartin për selektimin e mbeturinave, që mjedisi të mos mbulohet në plehra që të rrezikojnë jetën e qytetarëve. Poashtu do të kemi parasysh edhe krijimin e lokacioneve të gjelbërta për të pasur një qytet të rregulluar mirë dhe të pastër. Rregullimi i
shtratit të Lumit Shkumbin dhe pastrimi i të njëjtit për të pasur rrjedhjen normale”, thekson Neziri për Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidat për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, për Telegrafi Maqedoni thotë se Tetova ka nevojë për një vizion të qartë për një qytet modern evropian, Qytet të Mençur (Smart City) dhe një strategji sesi do ta realizojë këtë vizion dhe objektivat e saj. Udhëheqësia e ardhshme duhet të ndërmarrë një transformim institucional që do të vendosë themelet e këtij qyteti modern, duke e futur konceptin “Qytet të Mençur” (Smart Cities) me aplikim të teknologjisë informative dhe vendimmarrje të bazuar në të dhëna.
”Vizionin tim e bazojë në disa elemente themelore, edhe atë: Vlerësimi dhe interaksion me kapitalin njerëzor, stimulimi i banorëve dhe popullatës, involvimi i banorëve, komunikimi i hapur, transparenca dhe hapja e institucioneve ndaj banorëve, mbështetja për komunitetin dhe inovacioni.Mendoj se një shoqëri vibrante, popullatë e shëndoshë dhe produktive, që do të jetë artëse e zhvillimit ekonomik dhe kapitali më i rëndësishëm i qytetit, është zgjidhja e roblemeve të Tetovës. Është detyrë e pushtetit lokal që të krijojë kushte për të gjitha këto.
Në të njëjtën kohë, rehabilitimi dhe ngritja e institucioneve komunale për shërbim efikas dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve duhet të jetë detyra primare, andaj dhe aty ku pushteti qendror dështon, pushteti lokal duhet të intervenojë”, shton më tej Kasami. Bardhyl Dauti i PDSH-së, tani më edhe ka dhënë dorëheqje nga detyra e deputetit dhe ka vendosur që me potencialin e tij politik të garojë në zgjedhjet për kryekomunar.
Ai tre pikat kryesore ku mbeshtetet programi politik i PDSH janë: Transparenca dhe llogaridhënia, arsimi në shërbim të zhvillimit dhe tregu i prodhimeve të vendit.
Të gjithë fondet publike do të bëhen të njohura për publikun në mënyrë që qytetarët të shohin se ku përfundojnë parate e tyre. Në emër të transparencës, gjithashtu do të instalohet kontakti i drejtëpërdrejtë i kryetarit të Komunës dhe administratës lokale me bashkësitë lokale të lagjeve dhe fshatrave, para ndërmarrjes së ndonjë aksioni publik lidhur me ndonjë projekt investiv, që ka të bëjë me interesin publik të lagjes.
Do të inicohet modeli i vendimmarjes ”Bashkësia lokale vendos”, proces ky që stimulon pjesëmarrjen e Bashkësisë lokale në vendimmarje, me ç’rast promovohet koncepti decentralizues i vendimmarjes shoqërore. Një model i tillë do të aplikohet për vendimmarje të karakterit lokal. Nuk do të aplikohet asnjë vendim komunal për Bashkësinë lokale pa pyetur bashkësinë lokale. Në funksion të kësaj strategjie vendimmarrëse
”Bashkesia lokale vendos”, do të bëhen ndryshime në rregulloren për dhënie leje ndërtimi, me ç’rast para aktit të dhënies leje ndërtimi, do tu jepet kohë 30 ditë anëtarëve të bashkësive lokale që të japin gjykimet e veta institucionale për ato leje, nëse ndërtimet që janë pjesë e subjektit për leje janë të dobishme apo të demshme për interesin publik.
Arsimi ështe parakushti kryesor për zhvillim të qëndrueshëm social. Andaj, Komuna e Tetoves përgjatë mandatit tim do të jetë e fokusuar gjithnjë e më shumë në kultivimin e cilësisë se arsimit, rritje të sigurisë nëpër shkolla, rritje të numrit te kabineteve dhe laboratorëve. Aktivitete tjera që do të zhvillohen në funksion të ”arsimit në shërbim të zhvillimit”, përfshijnë:
a. Hapja e bibliotekave të reja për nxënës dhe studentë në qytetin e Tetovës, rivitalizim të bibliotekës së qytetit. Brenda institucionit të bibliotekës së qytetit, do të krijohen klube të veçanta në mënyrë që fëmijët të kenë hapësirë për të zhvilluar aftësitë e tyre, si p.sh: klubi i detyrave të shtëpisë”, “klubi i leximit”, “klubi i artit”, “klubi i gatimit”, “klubi i IT-së”, “klubi i sportit”, “klubi i pianos” e shumë klube shumë të tjera.
b. Çdo shkollë do të ketë ambulancën ose dhomën e ndihmës së parë dhe në shkollat me më shumë se 700 nxënës do të punësohet një mjek, një infermier, një stomatolog dhe një psikolog.
Tregu i prodhimeve të vendit – Tregu me fushatë “Respekto produktin e vendit” do të jetë një treg pa pagesë për prodhuesit vendorë. Ne kuadër të fushatës ”Respekto produktin e vendit”, do të kontaktohen pronarët e restoranteve dhe kafiterive në Tetovë që të furnizohen vetëm me prodhimet vendore. Në funksion të kësaj fushate do të nënshkruhen kontrata trilaterale ndërmjet: furnitorit të produkteve të vendit, klientit (restorantit apo kafeterisë) dhe komunes si institucion që garanton mbarëvajtjen e aktiviteteve që procesohen nga kontrata. Klientët pjesëmarrës në kontratë do të stimulohen me masa lehtësuese fiskale, edhe atë në emër të aktiviteteve të tyre për stimulim dhe rritje të zhvillimit të ekonomisë lokale”, ka shpalosur tre pikat e rëndësishme të programit të tij politik në qoftë se zgjidhet i pari i komunës.
Teuta Arifi, ka vendosur për së dyti herë të kryesojë Komunën e Tetovës. Ajo poashtu ka vendosur ta vërtetojë nëse edhe kësaj rradhe do të bëhet ”zonja e hekurt” e qytetit.
”Demokracia lokale dhe qeverisja e mirë, barazia gjinore, zhvillimi ekonomik lokal, zhvillimi i qëndrueshëm urban, sistemi GIS, Infrastruktura rrugore, parkimi dhe transporti, ndriçimi publik, gazifikimi i komunës së Tetovës, trajtimi i ujërave të zeza dhe rrjeti i kanalizimit, rrjeti i ujësjellsit, zhvillimi i qëndrueshëm rural dhe turizmi malor, arsimi,kultura dhe rinia, mjedisi i pastër jetësor dhe mbrojtja sociale”, janë pikat ku Arifi do të përqëndrohet gjatë mandatit të saj nëse i jepet verdikti nga qytetarët. /Emir Hamzai/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Trajtimi kirurgjik i mbipeshës – ku dallon ngushtimi i lukthit nga bypass-i i stomakut? Flet doktor Krasniqi
Vijon valë e të ftohtit dhe reshjeve të borës, QMK apelon për përgatitje adekuate
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025