Tridhjetëvjeçari që kreu vrasjen më makabre të viteve të fundit, atë të të miturit në fshatin Palasë, Jorgos Zani është vetëvrarë një ditë më parë në burgun e Krujës, ku edhe vuante dënimin.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 26.09.2017, në I.E.V.P. Krujë shtetasi J.Z. 31 vjeç, banues në Vlorë është ngjitur nëpërmjet shufrës së hekurit rrufe-pritës dhe është hedhur nga tarraca e katit të dytë.
Fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkaktimi I vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.
Monstra e Palasës mbrohet në gjyq
“E vrava se më mërziti”. Kjo ka qenë “mbrojtja” e vetme që autori i masakrës së Palasës, Jorgo Zani, ka thënë para policisë në momentin e arrestimit të tij. Ngjarja ku iu mor jeta në mënyrë makabre 12- vjeçarit Andrea Zariu, ende nuk ka një shpjegim.
Autori, i cili rezulton se ka qenë i shtruar disa herë në psikiatrinë e Vlorës, nuk ka dhënë ndonjë dëshmi për krimin makabër.
Burime nga grupi hetimor bënë të ditur dje se të vetmet fjalë për vrasjen, që ai i ka thënë grupit hetimor pas arrestimit në flagrancë, janë këto: “E vrava se më mërziti”.
Që prej këtij momenti e deri tani autori 30-vjeçar ka heshtur, duke mos reaguar në asnjë çast për veprën më të rëndë të dëgjuar prej vitesh në Shqipëri.
Jorgo Zani, sipas burimeve të Policisë, ndodhet pa asnjë mjekim, megjithatë, nuk ka dhënë shenja të ndonjë sëmundjeje mendore dhe nuk ka shfaqur asnjë moment agresiviteti. Ai ka qëndruar i heshtur, ndërsa është izoluar në ambientet e paraburgimit të Policisë së Vlorës prej momentit kur mori masën e sigurisë të burgut pa afat.
Pas krimit makabër, gjykata vendosi që autori Zani të qëndrojë në burg, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize nga mjekë psikiatër të Tiranës, të cilët do të përcaktojnë gjendjen e tij mendore.
Nga ana e grupit hetimor të ngritur për të zbardhur krimin e ndodhur, më 17 gusht, në Palasë, nuk dihen ende rrethanat në të cilat u vra 12-vjeçari. Asnjë dëshmitar nuk ka pasur në momentin, kur u krye masakra.
Sipas burimeve, nuk u është dhënë dot një shpjegim fjalëve të autorit se viktima e kishte mërzitur dhe prandaj ai e ka vrarë.
Nga verifikimet në vendngjarje rezulton se autori e ndoqi fëmijën, djalin e kushërirës së tij, për gati 150 metra me hanxhar në dorë.
Pasi e arriti në rrugën e fshatit e qëlloi për vdekje, duke i prerë kokën fëmijës.
Banorët e zonës treguan se autori ishte person me probleme mendore, por në dy raste, spitali psikiatrik i Vlorës e kishte lënë të lirë, me justifikimin se pas marrjes së mjekimit gjendja e tij nuk ishte shqetësuese.
Në fakt, ai u bë personi që solli fatkeqësinë në familjen Zariu, duke i marrë jetën në mënyrë makabre djalit të vogël të saj, vetëm 12 vjeç.
Viktima kishte dashur të qëndronte për pushimet e verës te gjyshërit nga nëna, ku dhe iu mor jeta pabesisht. /Panorama/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëStano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë