Politika e pasur qytetarin nuk e trajton si sovran, por si tifoz, makineri votimi. As politikën si përfaqësim, sa si argëtim. Prandaj, e rikonceptoi luftën e gladiatorëve. Duke e shfrytëzuar zhvillimin e hovshëm teknologjik, sidomos revolucionin në komunikim, politika jonë krijoi edhe arenën moderne ku gladiatorët luftojnë për qefin e oligarkisë. Masat “vendosin” me “like”.
E pakënaqur me gazetarinë e mirëfilltë që mbledh dhe shpërndan lajme, apo hulumton, krijoi dhe fuqizoi jashtë mase prodhuesit e lajmeve fiktive. Nëse është lajm se dikush ka hequr brekët, apo ka sfiduar Don Zhuanin, atëherë kjo zhvendosje e vëmendjes është krijuar për qytetarin tifoz.
E keni pa se si deputetët ndërrojnë karrige dhe bëhen me ata që deri dje i kanë sharë? E keni parë se si gazetarët hyjnë në politikë, pikërisht me ata kundër të cilëve kanë shkruar tërë jetën? Nuk mund të mbijetosh si gazetar, duhet përshtatur.
Parlamenti më nuk është vendi ku debatohen gjërat me rëndësi shoqërore. Parlamenti , me përfaqësuesit e qytetarëve nuk e pasqyron realitetin e ri, raportin e ri të forcave, ku qytetari është tifoz, jo sovran. Shoqëria është e ndarë në identitete simbolike të ngritura mbi gjithçka, që nuk përfaqësojnë interesa reale të njerëzve. Qytetari nuk ka interesa. Konfliktet janë abstrakte.
Tash politika është shpërngulur në rrjet e rrjeti është për tifozët, parajsë. Thuaje marrëzinë më të madhe dhe bëhesh aktual. Shaj fëlliqët dhe makineria e pëlqimit të bën VIP. Pastaj peshën e pëlqimeve elektronike ja shet kujt të duash, duke e përmendur. Krijuesit dhe udhëheqësit e grupeve të tifozëve politikë janë të rëndësishmit e sotëm. Ata marrin më shumë publicitet se shumica e deputeteve, edhe pse mund të ndodhë që një person të jetë njëkohësisht në të dy funksionet e përmendura sociale. Më të suksesshmit futen edhe në Parlament dhe Ekzekutiv. E argëtojnë popullin në institucione dhe në rrjet. Kështu, qytetari e shërben politikën duke buzëqeshur.
Një status në “Facebook” apo një titull në portalet tona, mund të jetë paralajmërim, hyrje në një krizë shoqërore në të ardhmen. Statusi është vetëm test për me e matë potencialin shpërthyes, për me matë vëmendjen që mund të marrë një temë, personalitet apo ngjarje. Kështu veprojnë profesionistët e krizave. Ata kanë gjithnjë të gatshme listën, ofertën e temave me potencial shpërthyes. Kur i duhet politikës një krizë, “e krijojmë”, thonë ata. Një status ofendues duhet. Ofendoje dikë që nuk duron.
E keni parë se si pa pritë e pa kujtua, del në sipërfaqe një problem për të cilin nuk keni dëgjuar kurrë? Pastaj i fryjnë dhjetëra media dhe vlojnë rrjetet sociale me komente? Hutohesh nga ai koordinim aq i rrufeshëm i rrjeteve edhe pse nuk njihemi si popull me prirje për organizim dhe koordinim. Kjo nuk është ngjarje , është ofertë.
Kjo nuk është ende kriza? Ato që kryhen shpejt janë test. Njëherë matet potenciali i një figure apo ngjarjeje për me marrë vëmendjen, me krijua publicitet. Numri i “like”-ve kalkulohet në vota potenciale. Detektohen palët e interesuara dhe argumentet e tyre. Pastaj, sipas nevojës aktivizohen “VIP-at”. Edhe nëse nuk e kuptoni përse këta të fundit janë VIP-a, s’ka gjë, mjafton që me diçka e kanë marrë vëmendjen tuaj. Sa më të çmendur, aq më VIP. Heronj janë ata që janë afër krimit, afër zonës së hirtë. E keni vërejtur se si edhe në mes portaleve “kundërshtare” ka koordinim?
Joshja dhe kriza janë instrumentet kryesore të politikës. Kështu ka qenë gjithë, por asnjëherë nuk ishte kaq porno, e zhveshur krejt dhe hutuese. Ato i realizojnë përmes zyrave të tyre, joformale, për shtyp, që janë portalet (shumica) dhe pëlqyerit apo sharësit e porositur nëpër rrjetet sociale. Strategët e fushatave luajnë edhe striptiz për me marrë dhe me e mbajt vëmendjen. Nëse një gazetari të futur në politikë i bie numri i pëlqimeve, le të japë dorëheqje vet. Ose le të bëjë skandal. Nejse! Gjithnjë janë të preferuar ata që shajnë keq, ata që janë të gatshëm edhe me u rrahë e me dhanë shpirt në debat në manirin e gladiatorit modern.
Kush i krijon krizat? A janë ato reale apo vetëm virtuale? A kanë pasoja tjera të rënda përpos stresit dhe konflikteve në rrjetet sociale në mes të adhuruesve dhe kundërshtarëve të tyre? A janë krizat produkt i medias virtuale dhe sa do të ndikojë shkuarja e ekspertëve të krizave të tilla në Parlament, Qeveri dhe institucione përgjithësisht?
Dikur politika e kishte agjitpropin. Pastaj me ta merrej shteti. Tash kanë krijuesit e krizave, të cilët e nxisin konfliktin mes gjithkujt dhe rreth gjithçkaje. Qytetarët merren me njëri-tjetrin, për qefin e oligarkëve.
Në fakt, nga trekëndëshi shoqëror si politika, bizneset, qytetari, të gjithë janë në një luftë të përhershme për të kontrolluar gogolin më të tmerrshëm dhe njëkohësisht instrumentin më efektiv, por njëherësh edhe më të tmerrshëm social të zbuluar ndonjëherë, pra shtetin. Kur është fjala për shtetin dhe mediat, kemi të bëjmë me një kombinim tejet problematik. Sidomos tash kur (pu)shteti përdor mediat për të kundërvënë grupe të ndryshme kundër njëra-tjetrës. Derisa shtetet dikur synonin paqen e brendshme dhe harmoninë, shtetet e sotme, së paku në demokracitë e pastabilizuara ende, synojnë konflikte të brendshme dhe kaos, konfuzion, me një luftë të gjithë kundër të gjithëve, ku i vetmi arbitër të mbeten vet! Vetëm kështu politika e pasur, mund të nënshtroj bizneset dhe qytetarët.
Nuk janë vetë mediat, apo rrjetet sociale, instrument i politikës. Janë edhe VIP-at.
Për shembull, një heroinë e jona kombëtare, e cila i ka të pasmet me vibrim, prej të cilave edhe jeton, deklaron se kjo është punë shumë fitimprurëse dhe se tashmë e ka bërë milionin e parë për të cilin si dihet nuk është aspak e kulturuar të pyetet se si e ka bërë. Pra, është qysh ka thënë ai milioneri i famshëm amerikan: “Mos më pyesni vetëm për milionin e parë, se për tjerat ua sjell faturat”! Prapa kësaj thënie fshihen të gjithë, sidomos politika dhe VIP-at. Pra, këta tonët e nënkuptojnë se nuk është etike as të pyesësh. Në rregull, heroina me të pasme me vibrim, kjo u kuptua, apo edhe dijetarët me tatuazhe , me “gjak blu” që krijojnë idenë se ka më të çmendur dhe më mistik se politika, që nuk e shohin të nevojshme të deklarojnë edhe origjinën e “gjithqkasë” , por ekziston edhe versioni i tyre “folk”! Me u kënaq, nuk na ka mbetur tjetër.
Po ndërron sistemi. Ne po përshtatemi. Me këtë trend veç kur t’i shohim në Parlament edhe VIP-at e çmendur. Parlamenti është vend argëtimi. Qysh po duket, tash gjithçka duhet me vendosë me referendum, pasi të jetë debatuar fillimisht nëpër portale dhe në Facebook. Parlamenti nuk e përfaqëson më qytetarin tonë tifoz. Ai ishte konceptuar dikur për qytetarin sovran.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar