LAJMI I FUNDIT:

Lehtësime për nënshtetasit e Maqedonisë gjatë blerjes së patundshmërisë në Slloveni

Lehtësime për nënshtetasit e Maqedonisë gjatë blerjes së patundshmërisë në Slloveni

Qytetarët e Maqedonisë në të ardhmen do të mund të blejnë pronë të patundshme shumë më lehtë në Slloveni pasi që Kuvendi slloven miratoi ndryshimet e Ligjit për vërtetim të reciprocitetit . Me këto ndryshime, procedurat për blerjen e patundshmërisë nga ana e klientëve të cilët janë nga shtetet-kandidate për anëtarsim në BE shkurtohen në më së shumti 30 ditë, nga kohëzgjatja e mëparshme që arrinte në disa muaj.

Kjo nënkupton se ndryshimet ligjore vlejnë për nënshtetas të Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, ndërsa, siç shkruan në gazetën Finance, nuk do të ketë ndryshime për blerës nga Rusia, Ukraina dhe Turqia, të cilët do të vazhdojnë të bëjnë blerje të patundshmërisë në Slloveni me kushte të njejta si SHBA dhe Kanada.


Agjencitë për patundshmëri e përshëndetën këtë nismë për disa arsye, ku Branko Potocnik nga agjencia për patundshmëri e Mariborit INSA thotë se aryeja e parë është shkurtimi i procedurave për dhënien e vendimeve për reciprocitet.

“Nëse deri tash kemi pritur rreth 60 ditë për të marrë vendimin, konsiderohej diçka me fat, sepse procedurat dinin të zgjasin deri më katër muaj”, tha Potocnik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori