LAJMI I FUNDIT:

Në Agjencinë për Punësim kanë arritur 816 kërkesa nga punëtorët e falimentuar

Në Agjencinë për Punësim kanë arritur 816 kërkesa nga punëtorët e falimentuar

Në Agjencinë për Punësim deri sot kanë arritur 816 kërkesa për punëtorët e firmave të falimentuara për pagesën e kompensimit në pajtim me ligjin e sjellë kohë më parë për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit.

Drejtoresha e Agjencisë për punësim, Biljana Jovanovska, sot në konferencë për shtyp kumtoi se deri më tani nuk është sjellë asnjë vendim, sepse ende është në vijim aplikacioni. Afati për parashtrimin e kërkesave është një vit, ndërsa kërkesat parashtrohen përmes rrugës elektronike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Punëtorët e firmave të falimentuara duhet të parashtrojnë vetëm letërnjoftim për identifikim, ndërsa dokumentet e tjera Agjencia do t’i sigurojë sipas detyrës zyrtare. Nëse kërkesa nuk mund të parashtrohet përmes rrugës elektronike, punëtorët e falimentuar këtë mund ta bëjnë në arkivin e qendrave për punësim.


Me ligjin për punëtorët e firmave të falimentuara pritet që rreth 3.500 persona të marrin kompensim mujor prej nga 7.596 denarë, gjegjësisht 34 për qind nga neto paga e paguar mujore gjatë vitit të kaluar. Në vit për këtë qëllim nga Buxheti i APRM-së do të sigurohen 300.816.000 denarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori