Fshati Dyz i Podujevës është përfitues i projektit investiv nga KEDS. Rreth 100 familje dhe biznese të cilat ndër vite kanë pasur problem serioz me tension të ultë, si pasojë e rrjetit të vjetëruar dhe lagjeve të shpërndara, tashmë janë përfitues të këtij investimi.
“Trafo e re 250 kVA, vendosja e rreth 60 shtyllave të reja të betonit për tension të ulët dhe mesëm, 2 mijë e 200 metra kabllo janë pjesë e investimit që KEDS e shtrinë në këtë anë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Efektet e këtij investimi kanë ndikimin parësor në kualitetin dhe stabilitetin e furnizimit për ekonomitë familjare dhe biznesore në këtë pjesë të Podujevës, ndërsa pashmangshëm është ulur në zero ekspozimi ndaj rrezikshmërisë dhe kontaktit për banorët.
Egzon Bllaca banor i këtij vendi thotë se një projekt i tillë i ndihmon kualitetit të jetës së komunitetit këtu. “Ka qenë koha e fundit për këtë investim. Punët janë kryer mirë sipas asaj që shihet dhe kemi informacione se ky projekt do të vazhdojë. Edhe kjo anë e meriton një jetë më kualitative”, thotë Bllaca.
Duke folur për këtë projekt zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala shton se ky investim i KEDS-it plotëson nevojat e konsumatorëve. “Ky investim është edhe një zotim i KEDS-it për të përmbushur obligimet për nevojat energjetike të konsumatorëve në këto anë”, tha Buzhala.
Investime të tilla, gjithnjë sipas planit dinamik të paraparë në komunën dhe rajonin e Podujevës sikur në tërë Kosovën po vazhdojnë nga KEDS. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë