LAJMI I FUNDIT:

Dy persona të lënduar në një aksident në Dellçevë

Dy persona të lënduar në një aksident në Dellçevë

Dy persona janë lënduar rëndë gjatë një aksidenti që ndodhi mes një traktori dhe makine “Seat Ibiza” në rrugën rajonale Pehçevë-Dellçevë.

Sipas zëdhënëses së SPB Shtip, Gordana Panajtova, dy mjetet kanë lëvizur në drejtim të njëjtë, prej Pehçeve në Dellçevë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në traktorin me rimorkio i cili nuk ka qenë i regjistruar, kanë qenë katër persona, ndërsa në makinën me targa të Dellçevës, ka qenë vetëm shoferi M.D. (22). Makina ka goditur traktorin dhe fatkeqësisht janë lënduar shoferi i traktorit dhe djali i tij, të cilëve menjëherë ju është ofruar ndihma mjekësore dhe me makinën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në Spitalin Klinik në Shtip”, tha Panajotova.

Organet kompetente kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe pas kompletimit të dëshmive do të vërtetohen edhe arsyet që çuan deri tek aksidenti./Telegrafi/