LAJMI I FUNDIT:

Nimetz: Në kohën e duhur do të jap propozim të ri për çështjen e emrit

Nimetz: Në kohën e duhur do të jap propozim të ri për çështjen e emrit

Marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë gjatë muajve të fundit janë përmirësuar dukshëm dhe ka vullnet nga të dyja palët për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e emrit, gjë që do ta forcojë stabilitetin e rajonit, vlerësoi ndërmjetësuesi Matthew Nimetz në një intervistë për agjencinë e lajmeve IBNA pas takimit me ministrin për punë të jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias në New York, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shpresoj se do të mund t’i përshpejtojmë bisedimet në vazhdim të këtij viti. Dy shtetet premtuan se janë të interesuara që një gjë e tillë të realizohet. Marrëdhëniet gjatë muajve të fundit janë përmirësuar dhe pres aktivitet më të madh”, tha Nimetz.


Në pyetjen e gazetarit për atë se a do të jepet propozim i ri nga ana e ndërmjetësuesit, Nimetz u përgjigj duke thënë: “Në kohën e duhur, po”.

Ai tha se të dy palët kanë vijat e tyre të kuqe, por pret që ato mund të afrohen.

Në lidhje me stabilitetin e Maqedonisë, Nimetz u shpreh se deri sa të zgjidhet ky kontest, që është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë, në këtë rajon mbetet një pasiguri e caktuar dhe zgjidhja e problemit do të vendoste stabilitet dhe miqësi në mbarë rajonin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori