Çmimi i grurit po rritet, shkak për këtë janë korrjet e dobëta si në Maqedoni ashtu edhe në suaza botërore.
Për momentin, buka nuk do të shtrenjtohet pasi që industria e bukëpjekësve është duke i përdorur rezervat e vjetra të grurit që është blerë me çmim më të lirë. Por, nga Grupi i mullisëve pranë Odës ekonomike të Maqedonisë, thonë se nëse vjen koha që buka të prodhohet me grurë të importuar, atëherë mund të ketë shtrenjtim të bukës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia është ekonomi e tregut dhe ne funksionojmë sipas tregut, në qoftë se ka rritje të çmimit të grurit kjo automatikisht nënkupton shtrenjtim të miellit dhe realisht ka gjasa që të rritet edhe çmimi i bukës. Deri më tani ka pasur rritje të çmimit të grurit për 12 për qind, në krahasim me vitin e kaluar, por çmimi i bukës mbetet i njejtë dhe kjo është për shkak të rezervave që i kanë tregtarët dhe prodhuesit”, tha Goran Millishiq, kryetar i grupit të mullisëve dhe bukëpjekësve.
Ndërsa, nga Ministria për bujqësi, pylltari dhe ujëra thonë se nuk ka nevojë për panikë, nuk do të ketë shtrenjtime.
“Sipas analizave të deritanishme nuk pritet destabilizim i tregut të grurit, as shtrenjtim i prodhimeve të bukëpjekësve. Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave me kujdes e ndjek gjendjen dhe nuk do të lejojë rrezikim të prodhimit vendor të grurit”, thuhet në kumtesën e MBPEU.
Të dhënat statistikore në këtë drejtim japin këtë raport: Korrjet e grurit në vend këtë vit janë për 38 për qind më të ulëta në krahasim me vitin e kaluar. Nga prodhimi vendor do të sigurohen 196 mijë ton grurë, ndërsa nevojat vjetore të Maqedonisë janë rreth 300 mijë ton. Mungesën prej rreth 104 mijë ton pritet të plotësohet me grur dhe miell të importuar dhe për shkak të kësaj mungese nga Grupi i mullisëve thonë se është i nevojshëm një plan pesë vjeçar për rritje të sasisë dhe cilvsisë së grurit vendor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë